Besoj vetvetes gjithmonë

Nga Dr.Valbona HYSENAJ MIFTARI – Psikiatër

 

Besoj vetvetes gjithmonë, besoj dhuntive tua, sidomos atëherë kur të tjerët nuk i shohin ato apo nuk duan t‘i shohin ato me ngulm.
Njeriu i ngjan një miniere me resurse pafund…Andaj o njeri i mirë hiq perden e frikës dhe aktivizo ato resurse të fshehura e që ti i njeh shumë mirë, mirëpo të mungon kurajo ose ndaj teje të tjerët nuk ndalen së komplotuari..

Si ti aktivizoni ato?

Mjafton të bësh atë çka ta thotë zemra jote, atë që i pëlqen syve të shpirtit tënd, e jo diçka sa për t‘iu pëlqyer të tjerëve. Kështu dhe vetëm kështu shpirti yt do të lirohet nga prangat e opinionit të botës…
Liria shpirtërore është katalizatori i të gjitha resurveve. Frika nga paragjykimet është vetëvrasja e resurseve tua.
Qëndro unik, mos imito të tjerët, thuaj „Unë mendoj“, „unë jam“, „jam i/e sigurtë“…

Në këtë botë të ditëve tona, duke jetuar për të shndritur së jashtmi, po shpenzojmë të tërë dritën e resurseve te brendshme.
Duke u munduar „të fluturojmë në hënë“ po humbim tërësisht kontaktin me shputa.

Vallë nuk është kjo alarmante dhe e dhimbshme?/Familjadheshendeti.com

 

Shpërndaje
  •  
  •  
  •