Analgjetikët në shtatzëni dhe gjidhënie

Nga Mr. Ph Laureta Berisha Kosumi – Farmaciste

Pjesa e dytë

Shumë herë dhimbja e një gruaje shtatzënë dhe asaj gjidhënëse mund të bëhet e padurueshme, andaj trajtimi i saj është i domosdoshëm. Mbi 85 për qind e grave shtatzëna përdorin barna gjatë shtatzënisë dhe 50 për qind e grave përdorin analgjetikët së paku njëherë gjatë shtatzënisë se tyre. Barnat e lejuara në doza të përshtatshme terapeutike zakonisht përfshijnë barnat si: paracetamoli, aspirina dhe opioidet të cilat janë të sigurta.

Përdorimi i barnave antiinflamatore josteroide (NSAID) siç janë ibubrofeni, ketoprofeni, naproxeni, përdoren gjerësisht në tremujorin e parë dhe të dytë të shtatzënisë, por nuk rekomandohen të përdoren në tremujorin e tretë të shtatzënisë. Ndërsa gjatë gjidhënies mund të përdoren në doza të caktuara terapeutike.

Acetaminofeni (paracetamoli) është bari më i përdorur gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies ,ka treguar efikasitetin dhe sigurinë e dukshme në të gjitha fazat e shtatzënisë në doza standarde terapeutike, kalon placentën nëse merret në formë të pakontrolluar, kur merret në doza terapeutike nuk e rritë rrezikun e defekteve të fetusit apo foshnjës që ushqehet me qumësht gjiri.

Aspirina me përdorimin e saj (në doza mbi 100 mg) paraqet rreziqe të mundshme, pasi që pengon funksionin e trombociteve dhe mund të kontribuojë në gjakderdhjen e nënave dhe fetusit. Ndonëse nuk është e shoqëruar me anomali tjera të lindura, ajo është shoqëruar me rritjen e rrezikut të prishjes së enëve të gjakut. Është vërtetuar se përdorimi i aspirinës në doza të ulëta, rritë aftësinë riprodhuese të organizmit.

Udhëzues praktik për përdorimin e analgjetikëve në shtatzëni dhe gjidhënie:

Paracetamol – bari më i përdorur dhe i lejuar në shtatzëni dhe gjatë gjidhënies.

Paracetamol + Kodeine ( emra tregtarë : Talvosilen, Talvosilen forte, Co- Codamol ) në shtatzani nuk lejohen, në gjidhënie lejohen.

Paracetamol + psikoleptikët (emra tregtare: Paroh hot, Tylol hot, Dolohot, Cafetin, Cafetin cold, Rhinostop, Nogripin, Cetaflu etj) nuk lejohen në shtatzëni as në gjidhënie.

Paracetamol i kombinuar me barna tjera, jo me psileptikë (emra tregtarë: Apotel C, Dolofix abdomen,muscular, ekstra, Efferalgan C, Gripex, Gripoflex, Kofan, Panadol etj) janë të lejuara në shtatzëni dhe në gjidhënie.

Sqarim: të gjithë emrat tregtarë të paraqitur në shkrim janë për qëllime lehtësuese të lexuesit e assesi për qëllime reklamuese./FamilijadheShëndeti

Vazhdon….

Shpërndaje
  •  
  •  
  •