Zemra e thyer: Fakt shkencor apo trillium?

Nga Dr.Gëzim Berisha- Kardiolog

 

Jam i sigurt që shumica nga ju mendoni se juve ose dikujt që ju e njihni së paku një herë në jetë i është “thyer zemra’’. Por a ka bazë shkencore për thyerjen e zemrës apo kjo është vetëm një trillium.?
Ideja për thyrjen e zemrës egziston qysh prej më shumë se 3000 vitesh, por vetëm para 28 vitesh shkenca bashkohore e tha fjalën e vet për këtë fenomen. Në vitin 1990 shkenctarët japonez vërtetuan shkenctarisht egzistencën e sëmundjes së ashtuquajtur ‘’zemra e thyer’’ e njohur ndryshe me term shkencor Kardiomiopatia Takotsubo.
Kjo sëmundje konsiston në dëmtimin e zemrës të shkaktuar nga dhimbja e madhe emocionale kryesisht si pasojë e vdekjes së ndonjë anetari të familjes por edhe nga divorci apo tradhëtia e partnerit etj.
Kjo sëmundje mund te shkakton carje të murit të zemrës, pamjaftueshmëri të zemrës, aritmi të rrezikshme dhe deri në vdekje të papritur.

90 % e të prekureve nga “zemra e thyer’’ janë femrat e moshës 58-75.Ndersa 5 % e femrave të diagnostikuara me infarkt akut të miokardit në fakt janë prekura nga ‘’zemra e thyer’’ dhe jo nga sulmi i vërtet në zemër. Në shumicën e rasteve ka prognozë të mirë sepse mbrenda disa javësh zemra e rimerr fuknsionin e vet.

 

Kur mund të dyshoni se ju është thyer zemra? 

Nëse pasi keni përjetu një stres të madh emocional, keni dhimbje të forta gjoksi dhe frymëzënje atëherë ky është moment për të kërku ndihmë mjekësore.

Në fund si konkludim ‘’zemra e thyer’’ egziston në realitet dhe nuk është trillim, ju bile edhe mund të vdisni nga kjo sëmundje./Familjadheshendeti.com

 

Shpërndaje
  •  
  •  
  •