Dr. Ismail Lutolli spec. Pediater
Subspecialist Dietolog – Nutricionist
Subspecialist Hematolog, Onkolog

Në panikun e përgjithshëm që mbizotëron në vendet tona mbi “Corona Virus” dhe shpejtësinë e përhapjes nuk është ide e keqe të reflektojmë me mendje të shëndoshë dhe arsye logjike e mjeksore.

Çfarë në të vërtetë dijmë për Coronavirusin COVID-19?

Koha e inkubacionit zakonisht është 2-14 ditë (regjistruar deri në 27 ditë).
Sëmundja përhapet nga kontakti me personat e infektuar, duke prekur sipërfaqet e ekspozuara ndaj virusit.
Raste të përhapjes asimptomatike gjithashtu janë raportuar.
Simptomat janë të ngjashme me gripin.

  • Në rreth 80% të rasteve simptomat janë të buta.
  • Komplikime të rënda mund të zhvillohen në afërsisht 15% të rasteve.
  • Vdekshmëria është rreth 2% në rastet e regjistruara (pra vetem 2 % në rastet e regjistruara)

Rreziku i vdekshmërisë sipas grupmoshave:

– fëmijë deri në 10 vjeç: 0%
– 10-39 vjet: 0.2%
– 40-49 vjet: 0.4%
– 50-59 vjet: 1.3%
– 60-69 vjet: 3.6%
– mbi 80: 14.8%

Të gjitha statistikat sipër tregojnë se gjithë ky panik i krijuar nuk qëndron dhe se e tërë gjendja duhet kuptuar me terma më optimist.
Si çdo virozë tjetër, edhe kjo ka komplikimet e caktuara, por është shumë larg asaj që sot po flitet nga njerëzit jokompetent.

Coronavirusin do e eliminojmë si shume infeksione virusale tjera pa asnjë dyshim.
Duhet shpresë dhe angazhim i të gjithëve./Familjadheshendeti