USHQIME TË PASURA ME HEKUR: ME USHQIM KUNDËR PLOGËSHTISË, LODHJES DHE ANEMISË

Dr. Jeton Zenuni – Transfuzion i gjakut

Hekuri është një lëndë ushqyese esenciale e cila transporton oksigjenin deri te organet e brendshme përmes gjakut. Mungesa e hekurit mund të shkaktojë plogështi, lodhje, madje edhe anemi. Për fat të mirë, ka ushqime të pasura me hekur, të cilat janë shumë të dobishme për shëndetin tonë.

GOCE DETI

Ky ushqim ndoshta nuk shihet shpesh në menunë tuaj, por është shumë i pasur me hekur. Vetëm 85 gramë gocë deti përmban 30 për qind të sasisë ditore të rekomanduar të hekurit.

SPINAQI

Sinonim i shëndetit, fuqisë dhe energjisë. Spinaqi mban shumë materie ushqyese, dhe mund ta hani në salata, vafer ose si një shtesë. Rreth 230 gram spinaq i gatuar përmban 6.4 miligram hekur, dhe vetëm 40 kalori.

MISHI I LOPËS

Një tjetër ushqim i shijshëm i pasur me hekur. Rreth 100 gram viçi plotëson një të tretën e nevojave ditore të trupit për hekurin. Bëni një vakt të shijshëm nga mishi i grirë ose përgatitni një biftek të lëngshëm në një mënyrë të preferuar dhe shijoni mishin me hekur të pasur.

PESHKU TON – TUNA

Kjo është ndoshta mënyra më e lehtë për të marrë hekurin në trupin tuaj. Tuna e konservuar mund të jetë një drekë e shkëlqyeshme, madje edhe më e shëndetshme nëse hani edhe një sallatë të freskët.

DRITHËRAT

Nëse nuk preferoni mishin, drithërat janë një zgjedhje ideale për një vakt të pasur me hekur. Në shumicën e rasteve, me përzgjedhjen e duhur të drithërave, në një vakt mund të fusni doza të përditshme të rekomanduara të hekurit. Drithërat mund të konsumohen jo vetëm për mëngjes, por edhe për darkë.

MISHI I PULËS

Edhe ky lloj i mishit është një burim i shkëlqyer hekuri. Mishi i pulës nuk është i pasur me hekur sa mishi i viçit, por mund t’ju ndihmojë ta rregulloni pasqyrën e gjakut. Zgjidhni recetën tuaj të preferuar me mish pule dhe përgatisni një vakt të shëndetshëm plot me hekur. /Familjadheshendeti.com