“T’i hudhim librat në kontenjer”!?

“Pe ndezi zjarrin me libra te fmive”
“I kom gju qatje në garazhdë”
“Gjithë këto libra si po jav dhajnë ku mi lanë”?
“Po jav falin librat”!?

Këto janë fjalitë që kam dëgjuar më herët, mirëpo nuk kam besuar, ndërsa pashë me sytë e mi. Kjo më bëri te shkruaj këtë shkrim dhe të ngris këtë qështje.
Derisa po përcillja fmitë për në shkollë, në lagjen tonë erdhën bartësit e mbeturinave me kamionin e tyre. Kur dëgjova punëtorin duke thënë:
“libra plot koka kontenjeri.
Qysh more i kanë gjujtë?!
Punëtori tjetër ia ktheu: hajde ma shpejt se kem shumë punë.

Te dashur prindër Zoti na ka urdhëru te “lexojmë”, librat janë thesarë i dijës, pa to fmitë tanë nuk munden te bëjnë asnjë hap. Nëse fmitë tanë kanë shumë libra unë do ta quaja “mrekulli”. Te kujtojmë kohën tonë kur kemi shku në shkollë me dy fletore pa asnjë libër, a thu vallë kemi harru!
Për çdo gjë ka zgjidhje nuk kushton shumë te ndertosh një raft për libra vetë mund ta bësh e më këtë do e zbukurosh shtepinë ose mund ti vendosësh në ndonjë paketë ti mbyllësh dhe ti vendosësh në vend të caktuar, ndoshta një ditë fmija juaj do i kërkojnë librat e veta.

Po jav falin librat?

Librat nuk i fal askush ato i pagujë punojnësit me mardhënje pune d.m.th i pagunë vet populli.

Nëse veq nuk mundeni me ba zgjidhje për to në shtëpi, atëherë ju jepni fmive librat e ti dorëzojnë në shkollë sepse shkolla i dergon për riciklim.

Riciklimi i letrës

Procesi i riciklimit të letrës konsiston në përzierjen e letrës së përdorur me ujë dhe kimikate për të shpërbërë materialin. Më pas ajo copëtohet dhe nxehet për ta kthyer në fillesat e celulozës, një lloj i materialeve bimore organike, kjo përzierje quhet brum. Më tej filtrohet për të larguar çdo material plastik apo mbetje të padëshiruara që mund të jenë ende në përzierje. Më tej ajo mund të kthehet në letër të re. E njëjta fibër mund të riciklohet rreth 7 herë.

Me respekt: Florina Lladrovci