SUPË ME PERIME

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

Kjo supë është e përshtatshme për bebet 8 muajshe por nëse keni një fëmijë tjetër edhe më të rritur, kjo supë do të pëlqehej gjithëashtu. E pasur me shumë vlera ushqyese.
Është e mahnitshme se si brokoli përzihet me lulelakrën dhe karrotën duke e bërë atë shumë kremoze dhe shumë të shijshme.
Supa është e pasur me kripëra minerale (kalcium, hekur, fosfor, magnez, brom dhe potas), vitamin C, B1 dhe B2, E, A beta karotën, si dhe fibra ushqyese.

Përbërësit:
1 lule të brokoli
1 lule të madhe lulelakër
1 karrotë mesatare
Lëng mishi (e kemi ruajtur nga mishi i zier paraprakishtë)
1 lugë e bebit vaj rapsi

Përgatitja:

Zieni me lëngun e mishit lulen e brokolit, lulelakrës dhe karotën derisa të zbuten (rreth 10 – 12 minuta).

Vendosni të gjithë përbërësit në blender për t’i bluar.
Bebit i ipet e vakët.
I bëftë mirë bebit. /Familjadheshendeti.com