Një përvojë e imja si mësuese e klasës së fëmijëve të margjinalizuar…

Per ta pershkru gjendjen e shkollave në Kosovë, po e ndaj me ju një përvojë personale.

Në shkollë, një ditë po mbaja një mbledhje prindërore, ku shumica e prindërve iu përgjigjën ftesës pozitivisht. Për çudi, njëri prej prindërve vjen pas kohës së caktuar për mbledhje. Pasi u prezentua prindi i kujt është, menjëherë pa hezitim më tha: mësuese, arsyeja pse unë nuk kam ardhë në orën që ju na keni ftu është ngase më erdhi marre t’i dëgjoj fjalët e njejta, (femiju juj është katastrofë, agresiv, nuk mëson, halitet me krejt, m’tranoi) për fëmijun tim në praninë e prindërve të tjerë. Po – s’kam çka me i ba ma f’mijes, krejt mënyrat i kam provu… Veç me myt!!!
E une i thash: më falni zotëri, unë s’po ju kuptoj për çka e keni fjalën. A jeni ju prindi i X nxënësit? Me tha: Po. Ia ktheva: dëgjoni, ka disa javë që unë kam në klasën time fëmijun tuaj. Ai është ndër nxënësit më të mirë në klasë që unë kam. I edukuar dhe i kulturuar, angazhohet mjaft mirë në procesin mësimor. Madje, në disa raste e kam angazhu edhe si ndihmës për t’u ndihmuar nxënësve që kanë më shumë nevoje për ndihmë.
Momenti më i prekshëm i ketij takimi ishte kur prindi ishte aq i emocionuar sa filloi të qaj.� dhe tha:

“O Zot, a është e mundur që femiju im me qenë I MIRË” – unë kam harru’ kur e kam trajtu fëmijun tim normal si fëmijët e tjerë. Madje aq e kam maltretu, rreh e ofendu, saqë tash po me dhimbset.

S’mbetet tjetër me shtu në këtë shkrim.

A thu me qenë Mësues/e është kaq lehtë!? 
Eh, jo valla.
Është #mision, hiç më pak.

Egzona Gashi