Gjyla Çeliku

Qoftë edhe një zë nga një protestues të dëgjohet, llogaritet si zëri i popullit. Zëri i popullit sot u dëgjua për një të mitur në Drenas, e përdhunuar nga burra të papjekur e paedukuar profesionalisht dhe seksualisht. Të pa edukuar janë edhe 8 të miturit që kanë përdhunuar një të mitur në Kavajë, janë fëmijë të komentuesëve të sotshëm që shkruanin dhe komentonin pa ndërgjegje dhe etikë.

Dëgjoni burra dhe gra shqiptare, edhe nëse të ngacmon një e mitur duhet me pas kujdes ti që je i rritur dhe i ke thënë vetes babë, mësues, profesor, polic, gjinekolog dhe je betuar në shërbim të atdheut e shtetit, jo në përdhunim të vajzave e grave. Ju jeni fajtorët që sot vajzat janë të torturuara psikikisht dhe fizikisht, sepse i përdorni pastaj i detyroni të abortojnë te bashkëpuntori juaj gjinekolog, por ka raste që ua gjeni edhe bashkëshortët, i dërgoni përsëri në gjinekolog, i qepni, i martoni por me kusht që ato të vazhdojnë të jenë pronat e juaja gjithë jetës dhe kur t’ju dojë qejfi, sepse i shantazhoni me video ose fotografi, një Zot e di.

I lus vajzat të mos heshtin, të bashkëpunojnë me prindërit, t’i denoncojnë, me gabimet e tyre të shpëtojnë të tjerat sepse edhe brezat që rriten do ndjekin rrugën e baballarëve si rasti në Kavajë dhe komentuesve sot në protestë. Nesër përsëri ka protestë në orën 12:00, uroj t’i bashkangjiteni sa më shumë sepse duhet të mbrohet femra me dinjitet!

Gjyla Çeliku