Dije LOHAJ

Ejani, e jetoni në Kosovë,
Nëse doni të shihni
Se çka është me qenë grua.
Shihni se si është një grusht i fortë,
Që dhemb më shumë se sa uria,
Shihni, se “ç’kafshatë që kapërdihet”
Ështe gruaja që dhunohet
Në shtëpi, në shkollë, në punë.
Se si e shkallmon mespërmes
Mentaliteti i shpifur.

Shihni se si ta rrëmbejnë fëmijën
Vetëm pse je grua.
Se si një vajzeje të vogël i thuhet “kudër”
Nëse e ngrit zërin kundër abuzimit,
Se si e thyen ajo dorë e zgjatur
Që nga shekulli i tjetërsimit,
E në fund, nuk e di a është e abuzuara apo abuzuesja!
Ejani, e shihni se si një vajzë, bjen kërthi,
E zgjohet grua e linçuar nga morali ditës.
Ejani, e jeto në Kosovë nëse doni të shihni
Se si profesori dhunon autoritetin dhe nxënësen,
Se si polici gëzohet që i ra në dorë një “femër”,
Për ta lulëzuar në emër të ligjit prostitucionin,
Ku gjinia e gruas i sjell fitimin e egos….

Ejani, e shihni çka është me qenê grua në Kosovë!!!!
Ku nëna detyrohet të të braktisë nga moralizamat,
Ku atit i shterohen forcat nga forca “e bishtit përpjet” e t’bijës,
Kur toka i grimcohet vëllait nën këmbë,
Në pamundësi për tē qenë i barabartë.
Shihni se si jetohet me gënjeshtera,
Që as gênjeshtrën tënde nuk e njeh…
Ku nuk guxon të thuash edhe pse dhunohesh përditë në fakultet,
Ku gratë tjera bëhen bashkë me dhunuesin
Kundër teje për t’i mbrojtur pozitat e veta,
Ku në gjykatë dēnohesh pse je viktimë,
Në mjekësi masakrohesh
Edhe pse gjaku është gjak e nuk është ujë,
Ku portalet e ditës të terrorizojnë.

Ejani, e jetoni në Kosovë,
Dhe shihni se si gruaja akuzohet pse u dhunua,
Se si i mohohet e drejta për t’u bërë nënë
Se si e fusin nê arkivolin e tyre
Varrëmihesit në pikë të ditës!
Se si fotografitë e tyre bëhen simbol i imoralitetit,
Se si me mijëra herë dënohet për shijet e veshjeve,
E ku mbyllesh në vetvete për mēkatet e pabëra,
Për me ruajtur nderin
“E të birit e të dreqit
Veç tëndin, jooo..!”

Në këtë Kosovën e vogël e kaq të madhe për bëmaaat,
Ku “burri është burrë”
Ku gratë duhet të bëhen “burrnesha”
Për të mos iu thënë askujt asgjë…
Për të jetuar burri në qetësinë e tij
Për të mos mëkatuar për fajin e gruas…

E ju QEVERITARË rriniiii,
Rrini e mos e prishni qetësinë
E vetëm bëni sehir!

Shpërndaje