Nga Halil Avdulli

Çfarëdo që trondit njerëzit në jetë, kanë dy gjëra për t’i bërë:
Të ndërmarrin një reaksion praktik përballë asaj dukurie apo fenomeni që i shqetëson, me qellim të ndryshimit apo eliminimit të saj. Kjo sjellje është obligative më e logjikshme dhe krejt e natyrshme.
Problemi është se shpeshherë njerëzit gjejnë vetën në një pozitë të dobët, dhe nuk kanë mundësinë për të reaguar apo ndryshuar atë, pra kemi të bëjmë me diçka më të madhe, më komplekse që thjesht i tejkalon mundësitë e tyre praktike.

Në këtë rast njerëzit do t’i kthehen variantit të dytë.
Shprehjes së emocioneve, ndjenjave, mllefeve të tyre me anë të fjalëve, ankesave, shkrimeve qoftë në ndonjë grup të ngushtë njerëzish rreth tyre apo edhe reagime në rrjetet sociale, pra një demonstrim i zemërimit të tyre qoftë edhe me një protestë simbolike e cila në t’gjitha rastet e ka peshën dhe vlerën e vet.

Pasi t’i kenë shprehur ndjenjat e tyre në një ose formë tjetër qe përmendem më lart,ata do të ndjejnë se janë lehtësuar përbrenda, kanë hjekë një gajle nga zemra dhe fillojnë të ndjehen rehat, disi të kënaqur, duke menduar se bënë diçka që ndryshon realitetin …

Por në fakt ata duhet t’a dinë se nuk ofruan shumë, dhe më e rëndësishmja, realiteti nuk u ndryshua dhe gjithçka që ndodhi ishte një shkrirje e mllefit brenda tyre, duke u zëvendesuar me një ndjenjë të rreme kënaqësie …

Problemi ynë si shoqëri pra është ky, se ne jemi duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme të çfarëdo problemi edhe kur bëhet fjalë për devijime në sferen edukative morale.
Ne presim që situata të ndryshojë brenda natës, dhe kjo duke shpreh fyerje,mllef,shkrime dhe reagime, në rastin më të mirë këto mund të zgjasin tri ditë …

Shoqëritë e zhvilluara sot, këto gjëra i trajtojnë me plane edukative, arsimore, fetare,sociale dhe institucionale.

Pra cili është plani ynë për ti ndryshuar këto raste qe tash e sa vite po ngjajnë në vendin tonë?
A kemi ndonje pamje të largët që tejkalon kufijtë kohor të brezit tonë, për të ardhmen e kombit shtetit dhe familjëve tona?
A jemi gati të punojmë dhe të kemi një platformë të plotë për kombin dhe vendin tonë, platformë kjo që ndoshta nuk mund t’i shihen frytet në jetën tonë apo mund t’i duhen vite edhe dekada derisa ajo të lulëzojë …? Do ti përvjelim duart e të punojmë për moralin e familjeve, shtetit dhe të ardhmes tonë, apo do presim derisa të ndodhë një skandal poshtërues, e pastaj të reagojmë të gjithë në reaksion pa ditur se çfarë po bëjmë. Mendoj se këtu duhet të qartësohemi me vetët tona, ndryshe do ecim keshtu çdo muaj nga një marri trishtuëse, trishtimi i të cilës nuk zgjat ma shumë se tri ditë.