Të lindësh, të rritësh dhe shkollohesh në gjirin familjarë është gjëja më e mirë që mund të ndodh për ne si individ dhe familje. Suksesi jonë është krenari për prinderit, rrethin familjarë dhe shoqërinë. Sukses mbi sukses një diplomë fakulteti, diplomë masteri, kurse të gjuhëve të ndryshme, patent shofer u mbush sirtari me diploma të arritura.
U hap konkurs për punësim vetëm dy pranohen, ndërsa mbi 100 konkurojnë, “konkurs” edhe një shpresë “shkoj nuk me thirren”, “konkurs” , “nuk u bë” shkoj nuk me pranuan.

Por, kur do të vijë dita të mos jem brengë për prinderit? Kur do të vijë dita të kem pagën time? Kur do të kurorzohet mundi i familjes, mundi im?! Kur?!

U shterren mundesitë, ëndrrat e shpresat duhet të shikojmë më larg, jasht shtetit, dikush po na vlersojke, po na njihte dipolmat.
Murren rrugën përtej kufinjëve sikur para kohës se luftës, por kësaj radhe me diploma në dorë.
Kosova vendi im zënë vendin e parë në botë për eksport të të rinjëve me diploma.

Prinderit e shkretë me lot në sy nuk munden t’ju thonë mos shkoni, por zemra ju thotë ndryshe.
Sot një nënë po qanë se po i del djali prej shtëpisë, sot një tjetër nënë po qanë se i shkoj bija prej shtepisë…

Me respekt, Florina Lladrovci