SI U SHPETUA JETA E NJË FOSHNJEJE ?

Nga Dr.Ismail Lutolli specialist Pediatër
subspecialist Dijetolog-Nutricionist

(Ngjarje e vërtetë)

Fëmija hudhet në kontenjer por shpëton mrekullisht
Kur jeta fillon nga kontenjeri i plehrave
Atëherë kur të gjithë festonin ndërrimin e motmoteve dhe ku pëlcitjet e lëndeve plasëse ishin gjithandej,fare pranë këtyre skenave në një nga shportat apo kontenjerët që mbledhin mbeturinat, u hudhë një foshnje e porsalindur.
Dikush kishte zemër për të bërë këtë veprim dhe zgjodhi pikërisht kontejnerin për të braktisur foshnjen e porsalindur dhe koha kur ndodhi ishte ideale për të mos u vërejtur nga të tjerët ishte nata e ndërrimin e motmoteve .
Edhe pse foshnja ne fillim u “mbrojt” duke qajtur, shpejt zëri i saj humbi nga zhurmat e Vitit te RI. Humbi zëri dhe foshnja po asfiksohej e mbështjelle me plehërat e shumta në kontejnerin që qëndronte. Temperatura llogariste në – 5 C dhe do duhej vetëm edhe pak kohë që zëri i saj të humb përfundimisht dhe që trupi i saj të përfundonte diku në deponë e mbeturinave ose të shqyhej nga ndonjë kafshë tjeter vizitore e plehrave.

Atëher kur ndodhë mrekullia

Pikërisht në këto momente, derisa të tjerët festonin me gjithë të mirat, kishte nga ata qe kishin dalur të kërkonin në kontejnerë nje copë bukë dhe diqka tjetër për të ngrënë. Për të varfërit nuk ka festë dhe nuk ka ditë pushimi. Pikërisht një nga këta të varfër, e dërgoi Zoti në ketë kontejner dhe me dritën e baterisë së tij, duke kërkuar ushqim në plehrat e shumta, dalloi se aty kishte një krijes tjetër, kishte nje vajzë të vogël që tani numëronte minutat e fundit të jetës duke mos ngelur më as zë për të qajtur. Ky njeri u step përballë asaj që pa, por pa u hamendur fare e kapi dhe e mbështolli me leckat e tij këtë foshnje. Zemra e tij dhe lotët kaluan nëpër faqe duke pikur tek fytyra e kësaj vajze të vogël. Iu desh kohë për të besuar atë që i shihnin sytë , iu desh kohë për të besuar se “Bota tjetër e njerëzve të pasur “ kishte forcë ,kishte zemër që këtë fëmijë të hudhnin në mbeturina. Ky njeri, hero i pasur nga shpirti, e dërgoi vajzen në institucionin përkatës për trajtim të mëtejmë, e dërgoi duke e shpëtuar nga vdekja e sigurt . Festa e Vitit te Ri vazhdoi, e fishekzjarret nuk u ndalën edhe për disa orë.

Kjo natë kishte në vetvete një hero

Kjo natë kishte në vetvehte një hero që pak njërez e njihnin.Në këtë natë, për këtë voglushe Zoti solli heroin e saj dhe e shpëtoi nga vdekja e sigurt.
Sot ne punën time ne Kliniken Pediatrike e mora ne duar këtë vajzë, e përqafova e përkëdhela dhe ende spo mund te besoj rrugën që ka kaluar nga lindja e deri më tani që eshte dita e dyte e jetës së saj. Ajo tani është stabile dhe thithë me kënaqësi qumështin që i ofrohet. Ah sa do doja që këtë qumësht ta mirrte nga krahërori i nënës së saj. Diçka e madhe duhet të këtë ndodhur, një Zot e di.

Kur kjo vajzë erdhi në këtë jetë ndodhën disa mrekulli

Kjo vajzë një ditë do e kuptojë se kur erdhi në këtë jetë ndodhën disa mrekulli me të :

-ajo lindi ne naten e Vitit te Ri dhe zhurma ishte ajo që e përcolli për disa orë;
-ajo u la në mëshiren e fatit në një nga kontejnerët e qytetit,
– ajo bashkëjetojë me plehërat e atij kontejneri,
-ajo qajti se bashku me festën e qmendur të fishekzjarreve,
– ajo u gjet nga një i varfer me zemër të madhe i cili e mbështolli me leckat dhe dashurinë e tij .

Çdo njeriu i krijohet mundësia për të qenë një ditë hero në jetën e tij !

Kurrë mos e neglizhoni këtë mundësi.Nje dite mund te shpëtoni një jetë.Një ditë fare pranë jush, dikush mund te pëpelitet drejt vdekjes. Ofroni dorën e ndihmës, shikoni përreth ata që kanë nevojë për ju. Respektoni te varferit,mos i nenqmoni sepse janë njerëzit me zemër të madhe, janë njerëz që i ka përplasur jeta, por që shpirti i tyre është i lirë dhe I gatshëm kurdoherë të ndihmojë të tjerët.
Si mjek dhe njeri jam mirënjohës pafundësisht këtij njeriu me zemër të madhe, që e shpëtoi një foshnje nga vdekja e sigurt dhe më mundësoi që sot në punën time si kujdestar në Klinikën Pediatrike , të kem në duar këtë fëmijë , ta përqafoj dhe të përjetoj këtë ndjenjë te rrallë e kaq të veçantë.


TE LUMTË PËR ATË QË BËRE, JU JENI HEROI I VITIT TË RI. JU FESTUAT NË MËNYRËN MË TË MIRË, JU SHPËTUAT NJË JETË ME DASHURINE DHE ZEMRËN TENDË.

A ka nisje me të mirë sesa kjo në vitin që po fillon.
Kjo vajzë tani eshte pjesë e shpirtit tim .Nje kolege imja e quajti „Jeta”,mbase ka të drejte . Jeta mbijetoj nje fillim jo te zakontë. Zoti i dhuroi Jetës , jetën e sot ajo e gëzon atë.
(ngjarje e vertete e ndodhur ne Sarajeve në ndërrimin kalendarik te Vitit te ri). /Familjadheshendeti.com