Dr Fidan Berisha, reumatolog

Përderisa ndryshimet e mënjëhershme dhe të papritura të motit në këtë kohë të ngrohtë vere po ndodhin në vendin tonë si dhe ne gjithë evropen. Qindra mijëra njerëz që kanë probleme kronike reumatike, degjenerative, inflamatore, autoimune si artriti reumatoid (AR) etj., e kanë të nevojshme konsulten me Reumatologun rreth shtimit apo përkeqësimit të dhimbjeve dhe simptomave të tyre!

Lajm i mirë është se nëse pacientët dhe reumatologu punojnë së bashku për të zhvilluar një plan menaxhimi të artritit (dhimbjes së nyjeve) gjatë përiudhes kur kemi motë të ndryshuëshem, atëhere – ekziston një mënyrë për t’i bërë këto ndryshime të mënjëhershme të motit, shumë më të rehatshëm për këta përsona.

Reumatologu si dhe ofruesit e tjerë të kujdesit shëndetësor mund dhe duhet të diskutojnë në mënyrë proaktive me pacientët e tyre për tema të dobishme dhe me interes për pacientin, si:
* masat e sigurisë të cilat pacientët duhet ndermare, 
* pajisjet dhe rrobat të cilat pacientet duhet përdorë, 
* poashtu është esenciale dhe aktiviteti fizik për të cilin këta pacient kanë nevoj, 
* gjithashtu dhe për mundësin e përshtatjes së stilit, mënyrës së të jetuarit dhe 
* poashtu menyrës së ushqyerit!

A mundet qe ndryshimet e tilla te motit të parashikohen nga dhimbjet e nyjëve?

Përgjigja është PO!!!
nëse presioni barometrik në rënie ose ndryshime të tjera të motit janë arsye kryesore për dhimbjen e nyjëve. -Këtë pohim e verteton edhe një studim i përfunduar në Universitetin “Tufts” në vitin 2017, i cili konkludoi se një rritje në dhimbjen e nyjëve u raportua me çdo rënie në temperaturave prej 10 gradësh, veçanërisht kur kombinohej me presion të ulët barometrik dhe reshje!!!

Ta luftojmë së bashku dhimbjen…/www.familjadheshendeti.com