RREPË, MOLLË DHE BANANE

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

E përshtatshme për moshën 8+

Për fëmijët që janë anemik apo edhe për mbrojtje nga anemia, ky është edhe një kombinim tjetër i rrepës së kuqe me mollë dhe banane.
Rrepa e kuqe (panxhari) është një perime e shëndetshme që mund të kombinohet më së miri me fruta apo perime të tjera, madje dhe me mish për të prodhuar një vakt me shumë vlera ushqyese për bebin tuaj. Rrepa është e pasur me vlera ushqyese si vitamina A, vitamina C, magnezi, kaliumi dhe acidi folik. Ai gjithashtu ka edhe efekte laksative që do ta ndihmonin shumë vogëlushin tuaj në lidhje me problemet e konstipacionit që mund të ketë shfaqur.

Përbërësit:

1 banane;
1 mollë mesatare
½ rrepë e kuqe

Përgatitja:

Ziejeni rrepën në avull për 15 deri në 20 minuta ose deri sa të zbutet ose piqeni në furrë.
Pastaj qëroni dhe prisni në copa të vogla rrepën.
Pasi të ftohet pak shtoni mollën dhe bananen.
Në fund i kaloni përbërësit në një blender dhe i bëni pure për 1 minut, ose e servoni me copa varet se si e dëshiron bebi.
Në rast se e bëni pure dhe pureja është shumë e trashë, mund të shtoni 2 lugë ujë të bebit për ta holluar. /Familjadheshendeti.com