Shkruan: Dr. Ismail Lutolli, subspecialist Dietolog-Nutricionist

Bashkautore: Samire Ademi Lutolli – Specialiste Gjinekologji/ Obstetrikë

Nëse po kërkoni për një kurë natyrale për uljen e kolesterolit e triglicerideve në gjak, receta e mëposhtme mund t’ju vijë në ndihmë. E thjeshtë dhe e lehtë për përgaditje në kushte shtepiake, por mjaft cilësore.
Për të përgatitur receten, do t’ju duhet:

Përbërësit:
500 g selino (rrënjë)
1 kg limoni
2 l ujë
5 lugë mjaltë

Përgatitja:

  1. Pas pastrimit të duhur të limonave, së pari shtrydheni limonin dhe lëngun e limonit e vendosni në një enë.
  2. Koret e pjesët e ngelura të limonit i preni në pjesëza të vogla dhe i vendosni në 2 litra ujë.
  3. Rrënjet e selinos pastrojeni mirë, copëzoni në grimca të vogla dhe vendoseni në ujin së bashku me koret e limonit.
  4. Zieni për 25 minuta në temperaturë mesatare dhe lereni të ftohen e të qendrojë rreth 8 orë.
  5. Kullojeni përmes një kulluese të shpeshtë dhe shtojani lëngun e shtydhur të limonit në fillim.
  6. Shtojani edhe 5 lugë mesatare mjaltë dhe përzijeni për 3 min derisa mjalta të eshtë shpërbërë plotësisht.
  7. Mbushni dy shishe qelqi dhe ruajeni në vend të ftohtë, më së miri do ishte të ruhet në frigorifer.

Përdorimi :
• E konsumoni nga një gotë me këtë lëng para ushqimit (3 herë në ditë).
• Pëdorni të njëjtën recetë për pesë javë.

Dobitë shëndetësore:

Selino

Selino është një perime me kalori të ulët, bën pjesë në mesin e ushqimeve me indeksin glikemik shumë të ulur. Përmban të gjitha komplekset e vitaminës B, vitamina C, vitamina A, vitamina E, minerale; kalcium, natriumi, alkaloid apiin, asparagin, vajra esenciale. Përveç antioksidantë të njohura të tilla si vitaminë C, selino përmban shumë komponime të tjera mjekësore që mbrojnë qelizat nga dëmtimi, enët e gjakut dhe organet e brendshme. Selino njihet edhe si substancë me natyrë të lehtë diuretike, cila gjithashtu ka një efekt të dobishëm për presion të lartë. E kombinuar me ujin e limonit dhe mjaltën, ka nje efekt shumë të theksuar në uljen e triglicerideve dhe kolesterolit në organizëm

Limoni

Frutat e limonit përmbajnë Vitaminë C, vitaminat e grupit B, karotinë ose vitamina A, P, kripëra minerale, kalcium, kalium, hekur, magnez, mangan, fosfor, sheqer e acid citrik si dhe vaj esencial eterik në lëkurën e tij, i cili ka veti antitoksike. Prania e lartë e vitaminës C dhe flavonoideve në frutin e limonit i jep atij veti mjekësore me efekte shëruese mjaft të veçanta, dhe e bën antioksidant shumë të rëndësishëm për pastrimin e organizmit nga radikalet e lira si dhe rritjen e sistemit imunitar. Limoni ka veti diuretike, antipiretike, dezinfektuese, tonifikuese, antikancerogjene si dhe tretës ideal i yndyrnave, etj. Limoni ndikon në parandalimin e infarkteve, si dhe duhet të theksojmë efektet e tij kundër anemisë dhe kjo i atribuohet sasisë së madhe të vitaminës C e cila favorizon përthithjen e hekurit nga organizmi, duke lehtësuar formimin e rruazave të kuqe. E kombinuar me selinon dhe mjaltën ka një efekt shumë të theksuar në uljen e triglicerideve dhe kolesterolit në organizëm.

Mjalti

Mjalti përmban proteina, ujë, energji, fibra, sheqerna dhe vitamina të ndryshme e minerale. Ai përmban minerale si hekuri, natriumi, kaliumi, fosfori, zinku dhe kalciumi. Mjalti është burim i mirë i vitaminave, që përfshijnë acidin folik, niacinën, riboflavinën, Vitaminën C dhe Vitaminën B6. Konsumimi i mjaltit me përbërësit sipër ndihmon në uljen e kolesterolit e triglicerideve./www.familjadheshëndeti.com