Pure nga brokoli me karotë

Kjo recetë është e përshtatshme për bebe 8 muajshe por nëse keni një fëmijë tjetër edhe më të rritur, kjo pure do ta bënte një vakt fantastik, mesë të plotë edhe për të.

Është  e mahnitshme se si brokoli përzihet me karotën duke e bërë atë shumë kremoze dhe shumë të shijshme.

Pureja është e pasur me kripëra minerale (kalcium, hekur, fosfor, magnez, brom dhe potas), vitamin C, B1 dhe B2, E, A beta karotën, si dhe fibra ushqyese.

Përbërësit:

1 lule të madhe brokoli

1 karotë mesatare

Përgatitja:

  1. Zieni me pak ujë apo avull lulen e brokolit dhe karotën derisa të zbuten (rreth 10 minuta).
  1. Lëreni të ftohet.
  1. Vendosni brokolin dhe karotën e zier në blender për t’i bluar, hidhini nga lëngu i zier, derisa të fitoni masën me hollësinë e dëshiruar.

I bëftë mirë bebit.

Përgatiti: Blerta Kryeziu Thaqi / Familjadheshendeti.com

 

Shpërndaje
  •  
  •  
  •