POLENTË ME QUMËSHT GJIRI

 

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

 

Mosha e përshtatshme 8+

Polenta ka shumë kalori dhe të mban të ngopur për një kohë të gjatë. Përbërja e saj është nga mielli i misrit të bardhë dhe atij të verdhë.  Pakot me polenta që ne gjejmë në markete janë enkas të bluara më fort për këtë specialitet të njohur italian të cilat përgatiten më shpejt.
Polenta është një ushqim i përsosur për fëmijë, pasi nuk përmban gluten.
Ajo preferohet edhe si ushqim kryesor tek fëmijët mbi 8 muaj, pasi misri njihet si burim alergjish ndaj dhe duhet shmangur dhënia e tij përpara kësaj moshe.

 

Përgatitja

70 ml ujë
1 lugë e supës polent

Fillimisht vlonë uji pastaj shtojmë polentën duke e përzier vazhdimisht për rreth 5 min. Shtojmë 1 luge të vogël vaj Rapsi.

Meqenëse shija më e mirë e polentës është me qumështë për të rriturit, atëherë si ushqim për bebe në fund i shtojmë rreth 40 ml qumësht gjiri të pompuar.


Qumështin e shtojmë pasi të hiqet nga zgjarri. Fitohet një masë pak më e hollë e përshtatshme për fëmijë.
Pas ftohjes normale mund ti ipet bebit.

I bëftë mirë bebit./Familjadheshendeti.com