I humbi dashuria dhe pasuria për shkak një të varfëri

Histori shumë domethënëse, ku bëhet fjalë se si një i pasur e nënçmon një të varfër por që pasoja e saj del të jetë shumë e rendë për të.

Një ditë prej ditësh kishte qenë duke ngrënë drekë me gruan e tij, në tavolinën e tyre kishte ushqime të llojllojshme, ngase ishte njeri i pasur, sikurse ne sot që përgatitim ushqim për dy apo katër persona e që ky ushqim mjafton për dhjetë apo njëzet persona!

Përderisa ishin duke ngrënë ushqim burri me gruan e tij, papritmas trokiti dera.

– Kush trokiti? – tha burri.

– Nuk e di! – ia ktheu gruaja e tij dhe tha:

– Prit, unë do të shkoj dhe të shikoj se kush është të dera.

– Kush trokiti? – pyeti gruaja.

– Jam një i varfër, jam i mjerë, i uritur dhe koka më dhemb nga uria. A keni diçka nga ushqimi?

– Përgjigjet një i varfër duke kërkuar lëmoshë.

– Është një i varfër dhe kërkon ushqim. A do t’i japim diçka nga ushqimi? – gruaja i tha burrit.

Jo, jo, thuaji atij nuk posedojmë asgjë! – ia ktheu burri me vrazhdësi.

– Po ne kemi ushqim që na mjafton neve, të varfërve dhe të tjerëve – ia kthen gruaja (por, sot për fat të keq ka disa prej njerëzve të pasur, Zoti na ruajt, nuk dëshirojnë t’u japin asgjë të varfërve dhe të mjerëve).

– Jo, jo, largoje, largoje jashtë, si ky ka shumë! – thotë burri, dhe i varfëri kthehet nga ka ardhur.

Mirëpo filloi të ndryshojë gjendja e këtij të pasuri, filloi t’i humb pasuria e tij, derisa i humbi të gjitha, pastaj filluan edhe grindjet me gruan e tij, u shtuan mosmarrëveshjet derisa erdhi në atë gjendje dhe e shkurorëzoi gruan e tij.

Pas një kohe, gruaja e tij martohet me një burrë tjetër. Ditë prej ditësh, ai me të cilin u martua filloi të fitonte pasuri dhe bëhet i pasur .

Një ditë prej ditësh ishte duke ngrëne ushqim gruaja me burrin e saj (të dytin), i cili u bë i pasur, papritmas troket dera, dhe shkon gruaja e tij për ta shikuar se kush është. Shkoi dhe e pa se një i varfër po kërkonte ushqim, u kthye dhe i tregoi burrit të saj:

– Një i varfër po kërkon ushqim.

– Merr nga ushqimi dhe jepi, falënderimi i qoftë Zotit , kemi mjaft ushqim – ia ktheu burri.

Gruaja mori diçka nga ushqimi që kishte dhe ia jep të varfrit. Mirëpo, kthehet e mërzitur dhe sytë me lot, dhe burri i saj e pyet:

– Pse je kaq e mërzitur ?! A mos të ndodhi diçka me atë të varfër?

– Për Zotin, nuk po mërzitem për këtë se nuk më beri asgjë– ia ktheu gruaja.

– Atëherë, përse je e mërzitur ? Ne kemi ushqim të mjaftueshëm, ti bëre mirë që ia dhe! – i tha burri.

– A e di përse jam e mërzitur ?! – i tha gruaja e tij.

– Jo, nuk e di! – tha burri.

– Ai (i varfëri), i cili trokiti derën ishte burri im i parë, i cili ka qenë i pasur dhe tani troket nëpër dyer dhe kërkon ushqim , para ca viteve në po këtë ore , kështu ka ardhur një i varfër dhe ka kërkuar ushqim, e ky e ka refuzuar e nënçmuar dhe ja sot si bredh në rrugë – tha ajo.

– Po a e di ti se kush jam unë ?! – ia ktheu burri (i dytë) me lot në sy.

– E kush je ti? – pyeti gruaja.

– Unë jam lypësi i parë, i varfëri i parë!, qe ish burri yt me refuzoi të më ushqente – u përgjigj burri.

Të dashur lexues, jepuni lëmoshë të varfërve edhe po spatet shumë, ngase lëmosha ndaj të varfërve nuk e pakëson pasurin tuaj, por e shton atë.

Përshtati: Blerim Emini – Psikolog /FamiljadheShëndeti