Përmes teknikave të frymëmarrjes, bëjmë shkarkimin e stresit

 

 

Nga Arber Zeka – Psikoterapist

Frymëmarrja është një teknik mjaftë e përhapur brenda psikoterapia trupore, nëpërmes të cilës tregojmë jetën tonë emocionale. Frymëmarrja është esenciale për të ndjerë dhe për të kuptuar së ju jeni i gjallë. Duhet të marrim frymë thellë që të përjetojmë “bërthamën” e vetës tonë.

Në psikoterapinë trupore frymëmarrja e plotë është mjeti më i rëndësishëm për të arritur dhe mbajtur shëndetin mental dhe fizik. Rregullimi i frymëmarrjes është një model somatik parësor dhe thelbësor për ballafaqimin e “fajit themelor”.

Merrni frymë thellë, tani lirojeni frymëmarrjen tuaj. Nga një teknik kaq e thjesht ju mund të vini re një ndryshim në atë se si ndiheni tashmë. Fryma juaj është një mjet i fuqishëm për të lehtësuar stresin dhe për t’ju ju ndihmuar ju të ndiheni më pak të shqetësuar. Disa ushtrime të thjeshta të frymëmarrjes mund të bëjnë një ndryshim të madh nëse i bëni ato pjesë të rutinës suaj të rregullt.

Të gjithë e dimë së frymëmarrja mund të na ndihmojë në reduktimin e frikës dhe kështu mund të arriimë të relaksohemi.

Dhe e di se për shumë njerëz kjo është e çuditshme, por se nevoja për për frymëmarrje të thellë do t’ju pamundësoj gjithsesi mos kontrollimin e frikës. Kështu që me kontrollim të frymëmarrjes ju do të arrini jo vetëm reduktimin e frikës, por edhe do të relaksoheni. Nëse merreni frymë me qëllim për një kohë të gjatë, trupi yt duhet të qetësohet (pavarësisht nga truri i cili është duke luajtur imagjinata). “Një person që nuk merr frymë thellë”, thotë Aleksandër LOWEN, “zvogëlon jetën e trupit të tij. Nëse ai nuk lëviz lirshëm, ai kufizon jetën e trupit të tij. Nëse ai nuk ndihet plotësisht, ai ngushton jetën e trupit të tij. Dhe nëse vetëpresioni i tij është i ngushtë, ai kufizon jetën e trupit të tij.”

Shumica e njerëzve marrin frymë të shkurtër apo marrin frymë në atë mënyrë sa që e bllokojnë atë, kjo mund t’ju bëjë të ndiheni të shqetësuar dhe të ndjeni bllokimin e energjisë. Nëse frymëmarrja dhe frymënxjerrja nuk është bërë përmes rrugëve të natyrshme, shqetësimet vetëm së mundë të rritën.

Përmes këtij shkrimi po përpiqemi të ju vetëdijesojm, fillimisht për rendësin e frymëmarrjes, për të ju këshilluar tutje më një teknik frymëmarrje përmes të cilës do të mësoni se si të merrni frymë më thellë duke nxjerr nga thellësia e barkut tuaj të keqën, dhe të ndjeni lirimin e ngarkesave tuaja.

Para se të filloni, ju këshillojmë që të mbani mirë mend këto rregulla:

Zgjidhni një vend të përshtatshëm ku ju do të mund të bëni stërvitjen tuaj të frymëmarrjes. Uluni në mënyrë të qetë, shpinën të mbajeni drejt, shpatulla të relaksuara, hapeni pëllëmbët e duarve duke i vendosur në prehrin tuaj, apo mbështetin ato në formë përkrahje, diku ku ju mund të ndiheni mirë në trupin tuaj. Mund të uleni në dysheme ose në karrige, apo diku ku ju mund ta vlerësoni si i përshtatshëm për ju, mjafton të jetë mjedis i qetë dhe i ngrohtë emocionalisht për ju. Po ashtu mos harroni të vishni rroba të rehatshme.
Gjithsesi, mos e detyro vetën në asgjë, kjo mund t’ju bëjë të ndiheni të shqetësuar pastaj, gjithçka bëjeni në atë mënyrë që ju relakson dhe qetëson.

Shumë ushtrime të frymëmarrjes marrin vetëm disa minuta. Kur keni kohë, ju mund t’i bëni ato për 10 minuta ose më shumë për të marrë përfitime edhe më të mëdha.
Ndërsa bëni frymëmarrje të thellë, përdorni një figurë në mendjen tuaj dhe një fjalë ose fraza për t’ju ndihmuar të ndiheni më të relaksuar. Shembull: përsëriteni në vetën tuaj frazën, “Unë jam i qetë.”

Hapi parë:

Mbyllni sytë nëse janë të hapura, kjo ndihmon të ndiheni më të relaksuar dhe ta ndjeni qetësin.

Hapi dytë:

Merrni thellë frymë, duke e ndjerë frymëmarrjen në thellësinë e stomakut tuaja.

Hapi tretë:

Gjatë frymëmarrjes, imagjinoni se ajri është i mbushur me një ndjenjë paqeje dhe qetësie. Mundohuni ta ndjeni atë në të gjithë trupin tuaj.

Hapi katërt:

Lironi frymëmarrjen, dhe se ndërsa po e bëni këtë, imagjinoni se ajri i cili po del nga frymëmarrja juaj, më të po lironi edhe stresin dhe tensionin tuaj.

Hapi i pestë: 
Tani përdorni një fjalë ose fraza me frymën tuaj. Ndërsa frymëmerrni, thoni në mendjen tuaj: “Unë marr frymë në paqe dhe qetësi” apo “Unë jam i qetë.”

Ndërsa frymëmerrni dhe frymënxierrni, thoni në mendjen tuaj: “I marr frymë stresit dhe tensionit.”

Vazhdoni për 5 apo deri në 10 minuta.

Në këtë ushtrim, ju duhet të mbani mend së sa kohë keni marrë frymë duke e barazuar atë më kohë sa ju frymënxirrni. Me kalimin e kohës, do të rritni sa kohë jeni në gjendje të merrni frymë brenda dhe jashtë në një kohë. Po ashtu, relaksimi progresiv i muskujve ju ndihmon të relaksoheni fizikisht dhe mendërisht, çka mund të arrihet gjatë ushtrimit të kësaj teknike.

/Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  • 20
  •  
  •  
    20
    Shares