Përfitimet shëndetësore të fikut

Fiku është një frutë të cilin e gjejmë lehtësisht gjatë periudhës së verës.

Ai është ndër frutat me më shumë vlera ushqyese për bebet duke filluar nga mosha 7 muajsh.

Fiqtë gjithashtu përmbajnë dhe prebiotikë, që ndihmojnë bakteret e mira që ndodhen në stomak, duke përmirësuar kështu aparatin tretës. Ato janë një frutë i pasur me kalcium, që është thelbësor në densitetin e kockës, duke ndihmuar veçanërisht në uljen e rrezikut nga osteoporoza.

Vlerat ushqyese

Fiqtë janë të pasur me sheqerna natyrale, minerale dhe fibra të tretshme. Ato janë të pasur me potasium, kalcium, magnesium, hekur si dhe janë një burim i mirë me antioksidantë, me vitaminë A, E dhe K që kontribuojnë në shëndet dhe mirëqenie.

Rreth 100 gramë fiq të thatë kanë afërsisht rreth 249 kalori, 3.3 g proteina, 0.9 g yndyra, 68 g karbohidrate dhe 5.6 g fibra.

Ndërsa që 100 gram fiq sezoni kanë afro: 80 kalori, 1.3g proteina, 0.3g yndyra, 20.3g karbohidrate dhe 2.2g fibra.

Fiqtë janë shumë delikatë dhe këshillohet që të konsumohen brenda një ose dy ditësh, pas blerjes. Kur t’i blini, zgjidhni ata që janë më të mbushur dhe të butë dhe që kanë një ngjyrë të fortë dhe pa çarje. Fiqtë e pjekur mirë, kanë një shije shumë të ëmbël dhe mund të mbahen në frigorifer për dy ditë. Ndërkohë që fiqtë e thatë mund të rezistojnë shumë më gjatë. Ato mund të mbahen në një vend të errët ose në frigorifer. Fiqtë mund t’i  jepni bebit ti hajë me lëkurë ose mund t’i qëroni, në varësi të trashësisë së lëkurës.

Mjafton për bebin 7 muajsh ta shtypni me pirun apo edhe të bluhet në blender.

Përgatiti: Blerta F. Kryeziu/ FamiljadheShëndeti

Shpërndaje
  •  
  •  
  •