NËNA që e ndërroi mendimin brenda pak minutave …!

Nga Dr.Ismail Lutolli specialist Pediatër
subspecialist Dijetolog-Nutricionist

 

Sonte jam mjek kujdestar në Klinikën Gjinekologjike -në sallën e lindjes .Pak më herët dola nga salla e lindjes ku nje nënë lindi fëmijën e parë, një djalë të shëndetshëm.
Pak min para lindjes, kur dhimbja e lindjes ishte shumë e shprehur, e dëgjova duke thënë:
Kurrë më nuk kam me ngelë shtatzënë, kurrë më nuk do të bëj fëmijë, i tregoi atij idioti “…..!.

Pasi lindi djalin e mori afër vetes e përqafoi dhe nën vajin e djalit që sapo lindi tha :

I paska ngja babait të tij, krejt i bukur si ai “.

E pyeta në shaka pak më vonë se kur planifikon fëmijën e dytë, ajo më ktheu përgjigjen duke buzëqeshur :
Po mendohem një herë “.

Ishte mrekullia e quajtur fëmijë dhe mirësia e qënjes së quajtur NËNË që e bëri të ndërroi mendimin brenda pak min.

Dashuria e mëshira e nënës nuk ka kufi. /Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  •  
  •  
  •