Nga Fitore Fazliu, psikologe klinike

ASD (Austism Spectrum Disorder) Crregullimet e Spektrit të Autizmit janë gjendje shumë komplekse neurologjike dhe zhvillimore që zakonisht identifikohen rreth moshës 3 vjecare – por mund të jetë më herët ose më vonë, varet nga intensiteti i simptomave/shenjave. Këto simptoma/shenja janë kryesisht të fushës sociale dhe të komunikimit, por në raste të tjera, edhe të natyrës zhvillimore si: të folurit e vonshëm, mungesa e kontaktit me sy, mungesa e dëshirës apo kontaktit fizik (si mbajtja në krahror) e të ngjashme. Përderisa është vështirë të thuhet se ka një konsensus për shkaqet e sakta të këtij crregullimi, mund të thuhet se pajtushmëri ekziston në mësin e studiuesve dhe Instituteve ndërkombëtare të shëndetësisë e hulumtimeve shkencore që faktorët gjenetik dhe faktorë të tjerë të jashtëm kanë rolin e tyre në ekuacionin e këtij crregullimi.

Përderisa shkenca vazhdon përpjekjet për njohjen e autizmit dhe formave të trajtimit, paralelisht, vazhdojnë të rrjedhin informacione të ndryshme, e profesionist të ndryshëm nëpër botë të cilët synojnë të kenë gjetur teknikën apo kombinimin e duhur të teknikave për trajtimin e crregullimeve në spektrin e autizmit. Dhe, meqë kjo gjendje prekë shumë funksionalitetin e fëmijës dhe rrjedhimisht kualitetin e jetës, së fëmijës dhe familjes, prindërit janë konsumatorët dhe mediumi i paprë dhe kryesor i cfarëdo informacioni që publikohet nëpër media. Përderisa në vende të zhvilluara ka një sistem kontrolli të cilësisë së informacioneve, vende si Kosova mbeten të rrezikuara nga vërshimi i materialeve dhe informacioneve që synojnë të kenë përgjigjen e duhur ndaj cdo problemi – duke ju u thirrur në “hulumtime shkëncore” dhe burime jo kredibile. Edhe në rastet kur hulumtimet e referuara mund të jenë të vërteta, interpretimi i tyre është shpesh shumë i gabuar për shkak të mos njohjës së gjuhës shkencore dhe tematikës.

Tema e këtij shkrimi të shkurtër është pikërisht një nga pretendimet që mund t’a shihni duke qarkulluar në media apo në mesin e studentëve që janë në proces të edukimit në ndonjërën nga fushat profesionale e cila merret me trajtimin e fëmijëve me autizëm:

“Terapia ushqimore mund t’a “shëroj” autizmin” – disa shpjegime dhe një përgjigje:

Të ushqyerit e fëmijëve me autizëm mund të jetë problematike për shkak të sjelljeve përsëritëse, interesave obsesive, dhe këto ndikojnë në të ushqyerit e tyre dhe t’i sjellë këto probleme të ushqyerjes:

  • KUALITETI– Kufizim të llojllojshmërisë së ushqimeve apo refuzim të ushqimeve të caktuara – Ndjeshmëria refuzuese ndaj erërave, shijeve, ngjyrave apo ndjesive të caktuara (që vije si pasojë e super sensitivitetit të shqisave) mund të ndikojë që ata të refuzojnë grupe ushqimesh si pemët, perimet, ushqimet e lëngshme apo ushqimet e buta.
  • SASIA – Për shkak të vështirësisë për t’u koncenturar vetëm në një veprim, procesi i ushqyerjes mund të jetë i veshtirë e ndonjëherë i pamundshëm dhe sasia e konsumuar brenda një vakti mund të jetë jo e mjaftueshme. Në raste të tjera, për shkak të këtij problemi – fëmija mund të marrë ushqim disa herë gjatë ditës në sasi të vogla dhe të krijohet përshtypja që i janë plotësuar nevojat sasiore të ushqimit.
  • PROCESIMI – për shkak të problemeve të cekura më lartë (sasisë dhe llojeve të kufizuara të ushqimeve të konsumuara) fëmija mund të ketë problem me tretjen e ushqimit.
  • MEDIKAMENTET – tek disa fëmijë mund të përdoren barna të caktuara që mund të ndikojnë në zvogëlimin e apetit, duke e penguar kështu marrjen e sasisë së nevojshme të ushqimit, kurse barna të tjera mund të ndikojnë që të shtohet apetiti, por që të dy llojet mund të ndikojnë në procesimin e vitaminave e mineraleve.

KUALITETI – SASIA – Ushqyeshmëria e duhur është e rëndësishme për shkak të ndikimit që ushqimi ka në zhvillimin dhe shëndetin e trurit. Kjo është e vërtetë edhe për fëmijë me zhvillim normal por për shkak të cështjeve/problemeve të lartë cekura, me fëmijët me autizëm,  konsultimi i një nutricionisti do të ishte i dobishëm për të:

  • Bërë analizat përkatëse dhe për të vlerësuar parametrat e ushqyeshmërisë adekuate – nëse vlerësohet se fëmija ka mungesë të vitaminave apo mineraleve të caktuara, mund të propozoi kombinim ushqimesh për të kompenzuar ato mungesa;
  • Në bashkëpunim me terapistin e fëmijës, mund të krijohet një profil i ndjeshmërive sensorike, preferencave dhe refuzimeve – dhe kështu të kombinohet dieta në planin e intervenimit dhe rutinat e fëmijës– DHE, KY KOMBINIM MUND TË QUHET TERAPIA DIETALE PËR AUTIZËM.

PRA, terapia dietale nuk është ndonjë teknikë apo gjë e shpikur për t’a shëruar autizmin, është kombinim i thjeshtë i ekspertizës inter-diciplinare për t’u siguruar që ushqimi dhe ushqyeshmërija e fëmijës është i mjaftueshëm për zhvillimin e trupit, trupit – dhe proceseve të tjera kognitive dhe të sjelljes që terapisti mundohet t’i trajtoj – dhe që dieta e nevojshme të kombinohet me planin e trajtimit të fëmijës në mënyrë që të bëhet pjesë e përditshmërisë së tij dhe të prindërve, për të lehtësuar menaxhimin e fëmijës dhe përmirësuar kualitetin e jetës së të dy palëve.

PRETENDIMET se “dieta të caktuara” pa gluten, pa kafeinë apo ndonjë përbërës të ngjashëm mund të jenë zgjidhja apo kura mrekullibërëse në trajtimin e autizmit nuk qëndrojnë (1)

  1. Buie, T., Campbell, D. B., Fuchs, G. J. 3rd, Furuta, G. T., Levy, J., Vandewater, J., et al. (2010). Evaluation, diagnosis, and treatment of gastrointestinal disorders in individuals with ASDs: A consensus report. Pediatrics, 125, S1–S18.