Në lidhje me lëndimet/djegiet me substanca korrozive

Nga Dr. Petrit Mulaku, MD, Msc
Specialist i Emergjences

Substancat korrozive (acide a baza) janë prezente në pothuaj çdo shtëpi. Lëngje të tilla si Domestos e të ngjashme janë të njohura për të gjithë ne, po rreziku që vie nga to është pak i njohur për njerëzit.

Intoksikimet me to mund të ndodhin aksidentalisht, sidomos nga fëmijet ose edhe me qëllim në raste tentimi vetëdëmtimi.

Nëse gëlltiten mund të shkaktojnë djegie të mukozave dhe indeve të buta kurse nesë arrijnë në zorrë mund të shkaktojnë përforim të zorrëve dhe lukthit me pasoja katastrofale. Në kontakt me lëkurën mund të shkaktojnë djegie të lëkurës në shkallë të ndryshme varësisht nga sasia dhe mund të jenë të rrezikshme për jetë nëse përfshihet siperfaqe e madhe e lëkurës.

Nëse vijnë në kontakt me syrin mund të shkaktojnë ulqera dhe përforim të kornesë dhe lëndime të strukturave të brendshme të syrit që mund të jenë edhe të japin invaliditet afatgjate (p. sh humbje apo zvogëlim shikimi).

Çfarë të bëni në rast lëndimi me korrozive?

Nëse substanca ka rënë në lëkurë atëherë para se të shkoni në emergjencë shpërlani lëkurën me ujë të rrjedhshëm deri në gjysmë ore pastaj kërkoni ndihmën e mjekut. Njejtë veprohet nëse subsanca korrozive ka rënë në sy, shpërlahet pastaj kërkohet ndihma e mjekut.

Nëse substanca korrozive ka kaluar në traktin digjestiv (është gëlltitur) atëherë duhet urgjent pacienti të dërgohet në emergjencë pa vonesë, mund t’i ipet eventualisht një gotë ujë për të pirë por nuk preferohet më shumë. Nuk duhet t’i jepni qumësht apo të ngjashme, vetëm ujë dhe asgjë tjetër.

Dhe sigurisht, parandalimi është më i mirë se kurimi. Mbani këto substanca (domestos, “kiselinë”, e të ngjashme) larg fëmijëve, një sasi e vogël ndonjëherë mjafton që fëmiu të ketë pasoja katastrofale nëse e gëlltitë.

Mirëmbetshi! /Familjadheshendeti.com