KUNGULLI

 

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

 

Posa të hymë në stinën e vjeshtës ndër perimet e para që na bie ndërmend është kungulli. Ai rritet pothujase në të gjitha zonat e vendit.
Kungulli është një perim me super veti ushqyese, i pasur me vitamina dhe minerale, por me pak kalori.
Është një ndër ushqimet me vlera të larta ushqyese për fëmijët. Nësë fëmija juaj do ta provojë një herë kungullin e gatuar mirë në kushte shtëpie në formë të butë, do ta shijojnë me kënaqësi edhe herave të tjera.

 

Kur është mosha e përshtatshme për testim të kungullit?

Bebit tuaj mund të ja testoni kungullin nga gjysma e muajit të gjashtë dhe jo më herët dhe këtë pasi të keni testuar fillimisht karrotën, kungulleshkën dhe disa perime të tjera paraprakish sepse është pak më i rëndë për organizmin.
Duhet pasur kujdes që sasia gjatë testimit të jetë e vogël vetëm një lugë e bebit sepse kungulli mund të shkaktojë alergji.

 

Cilat elemente kimike i përmbanë kungulli?

Kungulli është një burim i vitaminave dhe mineraleve të ndryshme si:
proteina, fibra, kalcium, kalcium, hekur, potas, fosfor, vitamina A, B1, B2 E, K dhe C.
Në 100 gram kungull ka më pak se 30 kalori dhe 90% ujë.
Kungulli është një nga burimet më të mira me beta-karoten, një super antioksidant, që njihet si kontribuesi kryesor i ngjyrës portokalli dhe që konvertohet në vitamin A në trup. Pas karrotës dhe spinaqit kungulli është një nga produktet më të pasura me vitaminën A (2mg/100g).

E veçanta e kungullit është sepse është shumë i rëndësishëm për fëmijët sepse ndikon në forcimin e imunitetit, për ta mrojtur nga inflamacionet e ndryshme, për një rritje më të shpejtë por edhe për një gjumë më të rehatshëm.

Një grup vitaminash të rralla – C dhe T – ndikojnë në përmirësimin e metabolizmit të fëmijës por edhe për të ndihmuar të gjitha llojet e substancave të dëmshme më shpejtë të lirohen nga trupi i fëmijës.
Vitamina K dhe T në bashkëpunim jo vetëm që ndihmojë heqjen e shpejtë të substancave të dëmshme, por edhe përmirëson ndjeshëm proceset metabolike në trupin e fëmijës.

Kungulli përmban hekur dhe karotenoide që janë të nevojshme për fëmijët me simptomat e anemisë.

 

Si përgatitet kungulli për fëmijët?

Ekzistojnë dy mënyra të përgatitjes së puresë së kungullit: përmes pjekjes ose zierjes.

Pure kungulli përmes pjekjes

Fillimisht largohet bishti. Pastaj vendoseni në një tepsi në formë copash sikur në foto dhe piqeni në furrën e parangrohur në 200 gradë për 30 minuta.  Kur kungulli të fillojë të ndryshojë ngjyrë, nxirreni nga furra dhe lëreni të ftohet.
Pas ftohjes qërohet lëvorja dhe kungullin miksojeni në blender derisa të fitoni një pure të butë. Mund ti shtoni pak ujë të bebit për një pure më homogjene.

 

Përgatitja e puresë përmes zierjes së kungullit

Kungullin qërojeni dhe priteni në copa të vogla.  Kungullin e prerë hidheni për zierje me avull ku në fund të enës hidhen 200 deri 300 ml ujë (varësisht nga madhësia e kungullit) dhe ziejeni për 20-25 minuta në teperaturë jo shumë të lartë duke e zier ngadalë, derisa të zbutet.
Pastaj ftohjes miksojeni në blender derisa të fitoni një pure të butë e të mirë. Për një mas më homogjene mund ti shtoni 2 lugë të bebit ujë nga lëngu që është zier.

I bëftë mirë bebit./Familjadheshendeti.com