KREM SUPE ME KARROTA

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

Karrota është e pasur me substanca shumë të nevojshme për fëmijën tuaj. Përmban vitaminë A (karoten), B, C dhe E, gjithashtu është e pasur me hekur, fosfor, kalcium, natrium, kalium, magnez, brom etj. Në bazë të këtyre substancave aktive, ajo përdoret për të parandaluar dhe luftuar një numër të madh patologjish, që sot janë shumë të përhapura njëra ndër to anemia nga mungesa e hekurit.

Përbërësit për tërë familje:
500 gram karrota
1 qepë mesatare
2 thelpijë hudhër
50 ml ujë
50 ml qumësht
Vaj ulliri
Krip himalajesh

Përgatitja
Fërgohet qepa me hudër për 2-3min. Pastaj sipër hidhen karrotat e grimcuara. Hidhet qumështi dhe uji dhe zihen së bashku përafërsisht rreth 15 minuta.
Në fund bluhen në blender.
Servohet mesatarisht e nxehtë.
Për fëmijë mund ti shtohoni disa copa buke si shujtë darke.
E përshtatshme për fëmijë 1+ meqenëse përmban qumësht lope. Ndërsa pa qumësht vetëm me ujë mund të konsumohet nga mosha 10+ për shkakë të qepës dhe hudhrës si dhe para moshës 1 vjeçare pa krip. /Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  •  
  •  
  •