ÇRREGULLIMET E VETË-IMAZHIT DHE OPERACIONET PLASTIKE KOZMETIKE

Nga Imri Zabeli
Specialist i Psikologjisë Klinike

Në ditët tona, operacionet plastike janë bere një trend i rrezikshëm për shëndetin dhe mirëqenien e shume klientëve, te cilët i nënshtrohen këtyre ndërhyrjeve pa një ekzaminim psikologjikë paraprak.
Çrregullimet e vete imazhit karakterizohen nga mendimet obsesive se kane defekte ne dukje, brengosje kjo qe përcillet me veprime kompulsive ( kontrolluese) si përgjigje ndaj këtyre mendimeve. Çrregullimet e vet imazhit janë të ndërlidhur ngushte me çrregullimet obsesivo-kompulsive si nga simptomat, trajtimi dhe shfaqja e përbashkët ( komorbiditeti). Përveç ngjashmërive ndërmjet këtyre dy çrregullime ka edhe dallimet qe i karakterizon, duke filluar nga ndërgjegjja e ulet se ky perceptim është vetëm ne mendjen e tyre dhe nuk prezanton realitetin, dhe i cili nëse nuk trajtohet mund te dërgoj individin ne vetë shkatërrim dhe abuzim me substanca.
Te dhënat shkencore tregojnë se personat qe vuajnë nga ky çrregullim 3-16 % e tyre përfshihen ne operacione plastike kozmetike, 9-15 % e tzre ne trajtime dermatologjike, 8-12 % e tyre përjetojnë çrregullim obesesivë/kompulsive dhe 39 % e tyre vuajnë anoreksi nervore.

Kriteret diagnostikuese:
-Preokupim me një apo me shume defekte ne dukje e ketyre, te cilat nuk janë te vërejtshme apo shume pak vërehen nga te tjerët.
-Veprime te përsëritshme kontrolluese ( shikim ne pasqyre, prekje, pickim i lëkurës)
-Preokupimi shkakton shqetësim domethënës klinik, qe reflektohet ne dëmtimin e funksionimit social, te punës dhe ne fusha tjera te jetës.
Ndërhyrjeve kirurgjike kozmetike do duhej te i paraprij një ekzaminim dhe trajtim i mjaftueshëm psikologjike për rritjen e nivelit te ndërgjegjes se klientëve kundrejt këtyre ndërhyrjeve.
Mosmarrja e trajtimin te mjaftueshëm psikologjike do jete me pasoja për klientët ngase ky çrregullim është progresiv dhe klientët gjithnjë e me shume vërejnë defekte dhe nevoje për ndërhyrje.
Është me rendësi për prindërit dhe familjaret qe te luajnë një role pozitive kundrejt klientëve qe vuajnë nga çrregullimet e vet-imazhit duke i ndihmuara ne menaxhimin sa me te shëndetshëm te kësaj gjendje. /Familjadheshendeti.com