Qepa, kjo bimē qudibërëse

ALLIUM CEPA L. – QEPA FAMILJA ALLIACEAE E QEPËS

Qepa është bimë barishtore dy ose shumë vjeçare rritet deri 60 cm e gjatë, ka kercell cilindrik. Qepujka është e shtypur ose e rrumbullakët, lulet janë në lulesa ombrellore me ngjyrë te blertë-bardhë. Fryti është i rrumbullakët me fara te zeza e terë bima ka aromë karakteristike është bimë e kultivuar.

Materiet aktive – (vepruese) përmbanë aliupeptide ( aliin, alicin), propantiolaksid (shkakton lotimin, prandaj gjatë prerjes se tyre na rrjedhin lotët).

Perdorimi – Vepron si antibakterial, bakteriostatik, antiseptik kundër pezmatimeve, vepron si diuretik dhe zvogëlon shtypjen e lartë te gjakut.
Qepet kanë dobi anti-inflamatare, antioksidant që gjinden në qepë parandalojnë prodhimin e acideve yndyrore në trupin tonë. Qepa përdoret me efikasitet të lartë në semundjet e aparatit respiratorë që shoqërohen me kollë dhe kelbazë. Qepa njihet për eprim aktiv emolient, ekspektorant, sekrotolik e spazmolitik duke zbutur dhe eleminuar fuqishëm kelbazën dhe kollën. Qepet janë të pasura me hekur, minerale, vitaminë C dhe vitamina B6, krom, fosfor, magnez, kalium, acid folik dhe kalium. Ato janë te pasura me flavanoide si antacianinë dhe kuercetinë që luftojnë inflamacionet dhe kancerin. Qepët permbajnë inulinen një lloj i fibrave që ndikon në bakteriet e mira në traktin tretës. Këto bakterie e permirsojnë funksionimin normal të sistemit tretës.
Qepët janë ushqim që e perdorim në çdo stinë, thuajse çdo recetë ka permbajtje të qepës.
Levoren e qepes (bules) mund ta perdorim si çaj i cili merr ngjyrë dhe aromë karakteristike mund ta shoqëroni me pak mjaltë do të dal një çaj shumë i shëndetshem dhe i shijshem. Qepet e reja nxisin apetitin. Nuk është e veshtirë për ti kultivuar p0randaj mund ti ketë secili në kopshtin e tij.
Florina Lladrovci Mr.Sc. i Ekologjisë