Kërcënimet që i bëhen fëmijës dhe konsideron si “cilësore” nga disa prindër! [video]

Nga Nik Panxha

Përshëndetje,
Në grupe dhe faqe të individëve shqiptarë të Facebook-ut është duke qarkulluar kjo video.
Në shikim të parë duket “qesharake” se si një nanë duke u munduar me ushqy të birin, e arrin “çelësin” e suksesit se si ta bind me ngrënë me kërcënim, frikë e dhunë.
Ështe e tmerrshme fakti që kjo video jo vetëm që tregon anomali serioze të dështimit të nanës si prind ku:
1. Fëmijes i lejohet video loja për atë moshë.
2. Fëmija i kesaj moshe ishte dasht të jetë i pavarur që të vetushqehet.
3. Fëmija është ulur në tokë, dhe jo në karrikë afër tavolinës.
3. Kërcënimi, frika dhe dhuna që të shtyhet fëmija me ngrënë.

Mirepo çka është më e tmerrshme dhe pothuajse e gërditshme është fakti që shumica e personave që kanë komentuar për këtë video, përveç qeshjes me “lotë” kanë bë TAG emrin e personave që i njohin dhe “këshillat” se ja ku është “zgjidhja” e fëmijëve “problematik” që nuk dojnë me ngrënë. Dhe pala tjetër duke reaguar me qeshje të njejtë dhe pajtimin se është zgjidhja “ideale”
Fëmija nuk ka faj aspak në këtë proces. Ata vetëm reflektojnë disponimin, rutinat apo edhe mungesën e tyre, sjelljet e imponuara nga prindërit.
Fëmija don përkushtim, dedikim, kohë dhe rutina. Nëse njëra prej këtyre mungon, pasojnë problemet.
Sidomos kur prindi për t’a hjek “qafe” fëmijen ia jep video lojën a tableten, per t’ia mundësu kohën dhe hapesiren të merret me “selfie” për instagram e facebook, kafet me shoqëni e çkepja e “llajkave” numrimi i tyre për postimet, e sende tjera që janë me rëndësi se sa pjesëmarrja aktive me fëmiun.
Të gjitha konkludimet profesionale tregojnë lidhjen e qartë dhe damin psiqik që shkakton dhuna, kërcënimet e frika në mirëqenien dhe zhvillimin e fëmiut në një të rritur.
Mos të çuditemi mandej pse përqindja e dhunës shtepiake ndaj femrave e anëtarëve të tjerë të familjes, si dhe ndaj të tjerëve është e madhe në trevat tona, kur një mentalitet kolektiv e sheh si qesharake një metodë me dhunë, frikë e kërcënim si “efektive” për fëmijet pa reflektuar pasojat e rënda që shkaktojnë këto metoda të tilla. /Familjadheshendeti.com