KARROTA USHQIMI I PARË PËR TESTIM TEK FËMIJËT

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

Perime testohen para pemeve për shakë se pemët e kanë shijen më të pranushme sepse janë më të ëmbla, për këtë arsye perimet testohen në fillim si dhe përzgjidhen perimet me ngjyrat verdhë apo portokalli si patatja e ëmbël apo karrota përpara se të kalohet te perime me ngjyrë jeshile si bizelet apo kungulleshkat që kanë shije më të fortë. Nëse fëmija juaj e refuzon ushqimin që i jepni për testim provoni sërish neser dhe pasneser. Disa bebe kanë nevojë të prezanohen me një ushqim 4-5 herë përpara se ta pranojnë atë shije.

Një copë përmban shumë vitamina dhe kalori ajo ka 52 kalori dhe nuk ka kolesterol.

Karrota është e pasur me substanca shumë të nevojshme për bebin tuaj. Përmban vitaminë A (karoten), B, C dhe E, gjithashtu është e pasur me hekur, fosfor, kalcium, natrium, kalium, magnez, brom etj. Falë këtyre substancave aktive, ajo përdoret për të parandaluar dhe luftuar një numër të madh patologjish, që sot janë shumë të përhapura njëra ndër to anemia nga mungesa e hekurit.

MËNYRA U PËRGATITJES SË PURES SË KARROTËS

• një karrotë mesatar, e qëruar dhe të prerë në kube.

1. Zieni në ujë apo avull karrotën derisa të zbutet (rreth 10-15 minuta).

2. Pastaj hidhini në blender të bluhet derisa të fitohet masa e puresë. Nëse dëshironi pure më të lëngshme, hidhini puresë ujë nga që ai e përdorë zakonisht foshnja apo ujë të vluar.

Ushqimi i bebit mund t’i ofrohet i ftohtë, në temperaturë dhome ose pak i ngrohur. Mos shto kripë sheqer apo erëza të tjera lejoji të shijoj siç janë si fillim ushqimet.

I bëftë mirë bebushit. /Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  •  
  •  
  •