Macet shtëpiake janë gjitarë të vegjël mishngrënës

Nga Fjolla Neziri – Veterinare

Njihen më shumë se 70 raca të maceve të pranuara nga regjistra të ndryshëm macesh. Sa i përket anatomisë, janë të ngjashme me felinet tjera, me trup të fuqishëm e fleksibil, reflekse të shpejta, kthetra të mprehta dhe dhëmbë të adaptuar për të të vrarë pre të vogla.

Macet mund të dëgjojnë zëra me frekuencë shumë të ulët, apo shumë të lartë dhe kanë më shumë se 20 muskuj që i kontrollojnë veshët e tyre. Sikurse gjitarët tjerë besohet se kanë vizion më të dobët për ngjyra se njeriu. Shqisa e të nuhaturit është diku 14 herë më e zhvilluar se te njeriu. Macet kanë qenë shumë te nderuara në Egjiptin e vjetër dhe besohet se janë domestifikuar atje, por ka të dhëna se janë domestifikuar në kohën e Neolitit para 9500 viteve.

Sipas një studimi në vitin 2007 në Amerikë janë kafshët shtëpiake më të përhapura pas peshqve në akuariume. Studimet tregojnë se vetëm duke shikuar video te maceve, mund të rritë energjinë e një personi dhe mund të krijojë emocione pozitive, prandaj nuk është ndonjë befasi që marrëdhënia mace-pronar ka disa përfitime si:

Ato ndihmojnë t’i përballoni më mirë humbjet e personave të dashur dhe situata tjera të vështira. Një studim i vitit 2010 në Britani nga universiteti i Bristolit ka konstatuar se njerëzit që kanë mace kishin nota më të mira në kolegj. Personat që kanë mace kanë zemër më të shëndoshë. Macet në veçanti ulin stresin tuaj, sepse nuk kërkojnë shumë kujdese të veqanta. Pronarët e maceve kanë nivele më të ulëta të stresit sepse ato kanë efekte pozitive qetësuese. Macet janë shumë të mira për ti bërë shoqëri njerëzve. Studimet tregojnë se macet i mbajnë mend gjestet e mira dhe kujdesin dhe i kthejnë ato. Pronarët e maceve janë më pak të ndjeshmëm ndaj alergjive.

Një studim i institutit nacional të shëndetit tregon se fëmijët më të vegjël se një vit që janë të ekspozuar ndaj maceve, zhvillojnë më pak alergji dhe jo vetëm alergji ndaj kafshëve.

Fakte interesante për macet

Macet flenë 70 për qind gjatë jetës së tyre. •Macet nuk mund ta shijojnë shijen e ëmbël.

Gërhama e maceve mund të jetë një formë e vetshërimit dhe poashtu mund të jetë shenjë e nervozitetit dhe e lumturisë.

Macet e njohin zërin e pronarit të vet.

Macet në shumicën e rasteve janë intolerante ndaj laktozës andaj nuk duhet t’i japim qumësht.

Macet mund të krijojnë diku afër 100 lloje të ndryshme të zërave përderisa qentë afër 10.

Abraham Linkoln ka mbajtur 4 mace në shtëpinë e bardhë.

Një mace mund të kërcejë 6 herë më shumë se gjatësia e vet.

Macet përdorin mustaqet e tyre për të detektuar nëse mund t’i përshtaten ndonjë hapësire./Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  •  
  •  
  •