Dr Genc Shala, specialist endokrinolog

Me infertilitet nënkuptojmë mosmbetjen shtatzëne pas 2 viteve tentimesh. Këtu hyjnë edhe abortimet. Çiftet që nuk kanë fëmijë pas 1 viti, duhet të fillojnë hulumtimin për shkaktarët e infertilitetit dhe të mos presin 2 vite. Ndërsa ata që kanë predispozita, edhe me heret!

Mjekët që mirren me diagnostifikimin dhe trajtimin e infertilitetit kryesisht janë: Endokrinologu, Gjinekologu dhe Urologu (pasi që pengesat për infertitlitet mund të jenë si te gruaja ashtu edhe te burri, 50/50%).

Shkaktarët e Infertiliteti janë:

Te Femrat:

  • PCOS – 80 % (syndrma e vezoreve policistike) – në një postim tjetër do të flasim më hollësisht
  • Hiperprolaktinemia (rritja e nivelit të hormonit të prolaktinës)
  • Çrregullimet e funksionit të Gjendrës Tiroide
  • Sëmundjeve të Hipofizës
  • Infeksioneve (p.sh. Klamidia)
  • Çrregullim i tubave apo vezoreve
  • Çrregullimeve të mitrës
  • Çrregullimeve gjentike (p.sh Sindroma Turner)
  • Idiopatike (nuk gjendet shkaktari)
  • Etj.

Te Meshkujt:

  • Hiperprolaktinemia (rritja e nivelit të hormonit të prolaktinës)
  • Çrregullimet e funksionit të Gjendrës Tiroide
  • Çrregullimeve gjentike (p.sh Sindroma Klineferter, Kallman)
  • Obstruksioni (ngushtimi apo mbyllja) i rrugëve gjenitale (infeksionet, trauma, pas operimeve)
  • Varikoqella
  • Infeksionet (parotid – gukat, etj.)
  • Përdorimi i barnave, alkoolit
  • Idiopatike (nuk gjendet shkaktari)
  • Etj.

Shumë nga këta shkaktarë të infertilitetit kanë trajtim.

Prandaj, nga informatat e mësipërme, mësojmë se infertiliteti diagnostifikohet dhe trajtohet në mënyrë ekipore.

Ju rekomandojmë, që, asnjëherë të mos humben shpresat, por, të lajmëroheni sa më herët tek specialistët përkatës që të zbulohen shkaktarët me kohë.

Ky postim eshte vetem nje orientim/informate per arsyet e mundshme te infertilitetit dhe qe te mos humbni shpresat (nese nuk i keni pas keto informata deri tash), prandaj JU LUTEM, nese keni pyetje te drejtoheni te specialistet perkates me te afert qe keni t’i diskutoni balle per balle, ku specialisti ben edhe egzaminime tjera (fizke, laboratorike dhe radiologjike), pasi qe eshte veshtire (apo e pamundur) te diskutohen ne mesengjer problemet shendetesore dhe te vie deri te diagnoza e sakte (ndonjehere edhe pse behen te gjitha egzaminimet e nevojshme nuk mund te gjendet shkaktari).

Me respekt te vecante per ndjekesit dhe administratoret e kesaj faqe,

Genci

Shpërndaje
  •  
  •  
  •