Ilaç natyral kundër kollës e bronhitit

Nga Dr.Ismail Lutolli specialist Pediatër
subspecialist Dijetolog-Nutricionist

Një ilaç natyral kundër kollës dhe bronhitit nisur nga kombinimi ideal në mes mjaltit dhe qepës së kuqe, kombinimi i mirënjohur që në kohët e vjetra antike.

Avantazhi i këtyre përbërësve natyral është se ju i keni përherë në kuzhinë dhe mund të blihen në çdo periudhë të vitit. Kjo e bënë të veçantë përdorimin dhe mjaft të lehtë. Duhet të keni kujdes që të zgjidhni mjaltë që të mos përmbajë ngjyrues apo ruajtës artificialë si dhe aromë shtesë. Pra, mjalta duhet patjetër të jetë orgjinale. Mjaltën e sigurojnë bashkeshortet e ju pergaditjen.

Përbërësit e kërkuar për këtë shurup janë:

250 – 300 ml ujë

½ kg qepë të kuqe (500 gram)

250 gr mjaltë

Përgatitja:

Pastrojeni qepen nga lëvozhgat dhe ndane në copa të mëdha.

Në një tenxhere të thellë, ngrohni ujin dhe vendosni qepët e prera ne copëza .Uji duhet ti mbulojë qepët plotësisht.

Përmbajtja duhet te gatuhet 35 – 40 min në temperaturë mesatare, ku do vie deri te përfitimi i një mase viskoze. Pas kësaj e kulloni masën dhe e vendosni në një enë të ftohet.

Pasi kjo përzierje të jetë ftohur, përzieni 250 gr mjaltë dhe ruajeni shurupin në frigorifer.

Në rastin e kollës progresive, përdorni një lugë gjelle nga kjo përmbajtje tre herë në ditë.

Vlerat ushqyese:

– Qepa e kuqe është e pasur: kalium, kalcium, vitamina C, vitamina B6, fibrave dietike, magnez. Njihet si ushqim që ka efekt të jashtëzakonshëm kundër mikrobeve, sepse ajo është e pasur me flavonoide, polifenole, sulfur organik, saponine dhe shumë substanca të tjera të vlefshme mjekësore.

– Mjalti nga ana tjetër është një antibiotik natyral, falë përmbajtjes së pasur të fenolit, acideve yndyrore, lipideve, acidit askorbik, fruktozës, potencialit të lartë osmotik dhe vlerës së ulët të PH.

Kur këto dy substanca kombinohen së bashku, kanë efekte të jashtëzakonshme në zgjerimin e aftësive mbrojtëse të imunitetit kundër infeksioneve bakteriale dhe për pasojë qetësimin e kollës. Mjalti në bashkëpunim me qepën munden të tejzgjasin ose përmirësojnë funksionet e njëra-tjetrës.

Do jetë një zgjidhje ideale për kollitjen, bronhitin, mos hezitoni por thuani jo kollitjes e bronhitit.

KUJDES: Nuk lejohet përdorimi nën moshën një vjeçare!

/Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  • 134
  •  
  •  
    134
    Shares