FAKTE INTERESANTE NË LIDHJE ME GJAKUN E NJERIUT (II)

Nga Dr. Jeton Zenuni – Transfuzioni i Gjakut

21. Plazma e gjakut përbën rreth 55% të vëllimit total të gjakut në trupin e njeriut.

22. Gjaku përbëhet nga një lloj i veçantë i qelizave të bardha të gjakut të njohura si granulocite. Këto qeliza qarkullojnë përgjatë mureve të enëve të gjakut dhe kërkojnë bakteriet. Nëse gjejnë ndonjë bakterie të dëmshme, granulocitet do t’i shkatërrojnë këto baktere duke i mbërthyer ato.

23. Qelizat e kuqe të gjakut mbijetojnë në sistemin e qarkullimit të gjakut për jo më shumë se 120 ditë.

24. Trombocitet dhe qelizat e kuqe të gjakut prodhohen vazhdimisht nga palca e eshtrave.

25. Qelizat e kuqe të dhuruara nuk mund të ruhen për më shumë se 42 ditë.

26. Trombocitet e dhuruara nuk mund të ruhen për më shumë se 5 ditë.

27. Plazma e dhuruar e gjakut mund të ruhet për 1 vit në gjendje të ngrirë.

28. Trombocitet, qelizat e kuqe të gjakut dhe plazma e gjakut mund të jepen veçmas, në vend të dhurimit të gjakut në tërësi. Ky lloj i dhurimit njihet si aferezë.

29. Njerëzit mund të kenë zemër artificiale, por nuk ka absolutisht asnjë zëvendësim për gjakun e njeriut. Nuk ka gjë të tillë që quhet gjak artificial.

30. Trupi ynë ka rreth 0.2 mg ar. Pjesa dërmuese e këtij ari ndodhet në të vërtetë në gjakun tonë.

31. Ne e konsiderojmë qelbin të neveritshëm, por në të vërtetë ai nuk është asgjë më tepër sesa qeliza të bardha të gjakut që vdesin duke mbrojtur trupin tonë nga infeksionet.

32. I vetmi vend ku nuk mund të gjendet gjaku në trupin e njeriut është kornea (sy), sepse ajo ka aftësi të marr oksigjenin direkt nga ajri.

33. Gjatë ftohjes, rritet furnizimi i gjakut në enët e gjakut në hundë. Kjo ndodh për të mbajtur hundën të ngrohtë. Si rezultat i kësaj, vie deri te zgjerimi i enëve të gjakut dhe rritet prodhimi i mukusit që çon deri te rrjedhja e hundës.

34. Shkencëtarët kanë zbuluar një metodë që mund të përdoret për të dërguar oksigjen direkt në gjak, pa përdorur mushkëritë.

35. Mushkonjat kanë një preferencë të çuditshme për grupin e gjakut që thithin. Ata preferojnë grupin e gjakut O më shumë se grupet e tjera të gjakut.

36. Nevojiten 1.200.000 mushkonja që të thithin përnjëherë gjithë gjakun nga trupi i një njeriu.

37. Më shumë se 1.500 litra gjak filtrohen nga veshkat tona çdo ditë.

38. Gati 1/4 e qelizave totale në trupin e njeriut janë qelizat e kuqe të gjakut. Pra, numri i përgjithshëm i qelizave të kuqe të gjakut në një trup të rritur të njeriut është rreth 20-30 trilion. Numri i përgjithshëm i qelizave të bardha të gjakut në një trup të rritur të njeriut është ndërmjet 4.000 dhe 11.000.

39. Rreth dy milionë qeliza të kuqe të gjakut në një trup të rritur të njeriut vdesin çdo sekondë.

40. Rreth 2 milion qeliza të kuqe të gjakut prodhohen në palcën e eshtrave çdo sekondë, në mënyrë që ata të zëvendësojnë qelizat e vdekura. /Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  •  
  •  
  •