E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja në kontinumin psikologjik

Nga Latif Hoxha – Specialist i Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë

Njerëzit që nuk ndjehen krenar me të kaluarën e tyre, nuk mund të shijojnë të tashmen dhe nuk mund të ndërtojnë një të ardhme krenare.
Megjithatë ndonjëherë njerëzit ikin dhe jetojnë në të kaluarën, duke pasur frikë të tashmën, duke mos qenë në gjendje për t’u ballafaquar me aktualen. Kjo aspak nuk u ndihmon në zgjidhjen dhe tejkalimin e sfidave të së tashmës dhe bën që të ndjehen bosh dhe të mos marrin kënaqësi nga jeta. E njëjta gjë ndodh me ata që jetojnë në të ardhmen!

Gjatë analizave të rasteve në trajtim, shpesh rezulton që çrregullimet e ankthit apo depresionit, janë pasojë e tërë kësaj, ndonëse klientët nuk janë shumë apo fare të vetëdijshëm për këtë.

Zakonisht suksesi qëndron në shkëputjen patologjike nga e kaluara, notimi i sigurtë në rrjedhen e jetës (e tashmja), dhe shmangia e një shprese utopike për të ardhmën.
Vetëm njerëzit që jetojnë çdo moment të së tashmës, që nuk e harrojnë por as nuk ngelin në të kaluarën, mund të ndërtojnë një të ardhme të sigurtë dhe të lumtur. /Familjadheshendeti.com