A ËSHTË E NEVOJSHME MARRJA E VITAMINAVE DHE MINERALEVE SHTESË?

Mr.ph Laureta Berisha Kosumi – Farmaciste

Pjesa e parë

Kërkesat për të marrë vitamina dhe minerale shtesë janë mëse të shprehura, duke aluduar se nuk janë fare të dëmshme dhe pse të mos mirren për të shtuar oreksin, rritur imunitetin apo përmirësuar gjendje të ndryshme shëndetësore, madje duke shkuar aq larg sa të ndërprejnë edhe terapinë kronike nga mendimi se një suplement ( shtesë ) ushqimore e ka zëvendësuar terapinë përkatëse dhe tashmë ndihet shumë mirë. Mirëpo, a është zgjidhje marrja e një vitamine në këtë formë? Përgiigja është jo.

Multivitaminat janë kombinim i shumë vitaminave të ndryshme, që normalisht gjenden në ushqime dhe burime tjera natyrore. Multivitaminat përdoren për të siguruar ato vitamina që nuk merren përmes dietës së përditshme ushqimore. Multivitaminat përdoren gjithashtu për të trajtuar mangësitë e vitaminave të shkaktuara nga sëmundje të ndryshme, shtatzënia, ushqyeshmëria e dobët, çrregullimet e tretjes dhe shumë kushte tjera.
Asnjëherë nuk duhet të merrni më shumë sesa doza ditore e rekomanduar e një multivitamine.
Shtojcat e some dietike përfshijnë vitaminat, mineralet, lëndet bimore, aminoacidet, enzimat, dhe shumë produkte të tjera. Shtesat e dietës vijnë në forma të ndryshme si: tableta, kapsula, lëngje, pluhura etj. Format shtesë përfshijnë vitaminat D dhe E, minerale si kalciumi dhe hekuri, bimë të tilla si ehinace, hudhra etj dhe produkte speciale si glukozaminë, probiotikë dhe vaj peshku.

A duhet të merrni multivitamina shtesë?

Për të optimizuar shëndetin tuaj, trupi juaj ka nevojë për një shumëllojshmëri të vitaminave dhe mineraleve. Megjithatë, a është e domosdoshme të marrim një vitaminë në formë shtese? Përgjigja është jo.
Vitaminat dhe mineralet janë thelbësore për çdo dietë, dhe hulumtimet e bëra sugjerojnë se ato NUK mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës, si dhe të disa problemeve tjera shëndetësore. Shumë studime janë kryer mbi ushqimin me vitamina, por JO domosdoshmërisht shtesë!

Sa janë të rëndësishme nivelet optimale të vitaminave?

Shumica e njerëzve, nëse hanë një dietë në përgjithësi të shëndetshme (jo një dietë të përkryer), nuk kanë nevojë për të marrë vitamina dhe minerale shtesë.

Në fakt, nëse hani një dietë të pasur me fruta, perime dhe ushqime të fortifikuara, ndoshta ju jeni duke marrë të gjithë nutrientët që i duhen organizmit tonë brenda ditës.
Nëse nuk hani një shumëllojshmëri të ushqimeve, disa shtesa mund t’ju ndihmojnë të merrni sasi të mjaftueshme të ushqyesve thelbësorë. Megjithatë, shtesat asesi nuk mund të zënë vendin e shumëllojshmërisë së ushqimeve që janë të rëndësishme për një dietë të shëndetshme.

Nëse jeni duke marrë një shtojcë të vitaminave dhe mineraleve, duhet patjetër të siguroheni se nuk jeni duke kaluar vlera ditore të marrjes së tyre (vlera ditore është shuma e një vitamine ose lënde ushqyese, që një individ duhet të marrë për të siguruar shëndetin e tij optimal gjatë tërë ditës). Patjetër të bisedoni me mjekun tuaj nëse jeni jeni duke marrë vitamina dhe minerale shtesë.
Por,nëse jeni duke marrë një mbingarkesë të vitaminave dhe mineraleve, ju do të dëmtoheni.

Dëmet dhe efektet anësore që mund t’i shkaktojnë

Shumë suplemente përmbajnë përbërës aktivë që mund të kenë efekte të forta në organizmin tonë.

Gjithmonë duhet të jeni të vëmendshëm ndaj mundësisë së efekteve anësore të papritura, veçanërisht kur merrni një produkt të ri.

Shtojcat kanë më shumë gjasa të shkaktojnë efekte anësore ose dëmtime, atëherë kur njerëzit i marrin ato në vend të ilaçeve të përshkruara ose kur njerëzit marrin kombinime të shtesave të ndryshme.

Shembuj:

Marrja e sasive të mëdha të vitaminës A, deri në nivelet e toksicitetit, mund të përshpejtojë humbjen e eshtrave ( zvogëlon forcën e tyre), dhimbje koke dhe dëmtim të mëlçisë.

Beta karroteni që gjindet në karrota, patate të ëmbla dhe speca jeshile, konvertohet në trup në vitaminë A dhe është i rëndësishëm për një vizion të shëndetshëm (shëndetin e syve), një sistem imunitar të qëndrueshëm dhe për lëkurë të mirë.

Marrja e sasive më të mëdha të Kalciumit rritë rrezikun e sulmit në zemër te gratë në kohën e postmenopauzës, dhe sasia e lartë e kalciumit mund të çojë në hiperkalcemi, e cila mund të shkaktojë dhimbje të tepërt të eshtrave, etje të madhe dhe deformime eshtrash. Asesi të mirren mbi 500 mg në ditë dhe patjetër të konsultohet mjeku.

Kalciumi gjenden më së shumti në prodhimet e qumështit, si: qumështi, kosi dhe djathi, andaj të konsumohen brenda ditës produktet e qumështit dhe do të keni eshtra të shëndoshë.

Hekuri i tepërt shkakton të përzier dhe të vjella dhe mund të dëmtojë mëlçinë dhe organe të tjera. Kujdes të vecantë duhet të kenë shtatzënat dhe njerëzit e moshuar.

Hekuri gjendet në drithëra të fortifikuara, perime të errëta, bishtajore, agrume, bukë dhe makarona. Përpiquni të merrni hekurin nga burimet dietetike, të cilat gjithashtu përfshijnë mishin, ushqimet e detit, arrat dhe perime të gjelbra me gjethe.

Sasia e madhe e kaliumit mund të jetë e dëmshme për njerëzit e moshuar dhe ata me sëmundje të veshkave.
Kaliumi mund të ulë rrezikun e sëmundjes së zemrës dhe të neutralizojë efektet që sjellë sasia e madhe e natriumit në organizëm. Është gjetur në banane, rrush, zarzavate me gjethe, portokall, qumësht etj.

Vitamina C është vitaminë e tretshme në ujë që mbështet rritjen dhe zhvillimin normal dhe ndihmon organizmin që të përthithë hekurin.
Marrja e sasive të mëdha të vitaminës C mund të shkaktojë diarre, të përziera, të vjella, dhimbje barku, dhimbje koke, pagjumësi.

Vitamina C gjenden në agrume, manaferra, brokoli dhe speca jeshile,
Mundohuni të merrni mjaftueshëm vitaminë C përmes dietës suaj.

Familja e vitaminave B – B2, B3, B6 dhe B12 – ndihmon metabolizmin, prodhimin e energjisë dhe sistemet e shëndetshme qarkulluese dhe nervore, ruan shëndetin e muskujve dhe të lëkurës.
Burime të mira përfshijnë mish pule peshk, arra, vezë, qumësht, djath, fasule dhe sojë.

Efektet anësore:
Nëse keni shenja të një reaksioni alergjik: vështirësi në frymëmarrje, ënjtje të fytyrës, buzëve, gjuhës ose fytit duhet të ndërprisni marrjen e tyre dhe të kontaktoni mjekun tuaj. Kur merret sipas udhëzimeve, multivitamina nuk pritet të shkaktojë efekte anësore serioze.

Efektet anësore më pak serioze mund të përfshijnë:
Të përziera në stomak, dhimbje koke dhe shije e pakëndshme. Asnjë vitaminë nuk bën të mirret pa përshkrim të mjekut, mbidozimi ose marrja e pakontrolluar e tyre, ka më shumë dëme sesa mungesa e tyre !

Veprimet e tyre të vërteta apo të fryra nga kompanitë e caktuara që i prodhojnë?

Hulumtimi mbi multivitamina ka qenë i përzier, dhe kërkimet më të fundit NUK tregojnë se mund të ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit ose formave të ndryshme të kancerit.

Shumica e kompanive të ndryshme që kanë sjellur suplemente shtesë në vendin tonë, e kanë fare të lehtë ti regjistrojnë pasiqë ato hyjnë në lëndët ushqyese dhe nuk kanë fare nevojë për kontrolle të detajuara, fatkeqësisht!

Shqetësues është fakti se si në një recetë hasim minimumi 2 ose 3 suplemente të përshkruara nga mjeku, të cilat janë shumë të kushtueshme dhe veprimi i tyre në organizëm do kohë të gjatë për tu vërejtur, madje askush thujse nuk e ka durimin e pritjes së efektit të tyre, e shumë rrallë hasim këshilla të shkruara nga ana e mjekut se si mund t’i zëvendësojnë po ato suplemente me ushqime, ose cilat ushqime i përmajnë shtesat e përshkruara!

Ndërveprimet me barna

Shtojcat ushqimore mund të ndërveprojnë me barna të caktuara që mirren me recetë duke shkaktuar probleme të mëdha në organizëm. Këtu janë vetëm disa shembuj:

Vitamina K mund të zvogëlojë veprimin Warfarines e cila përdoret për të parandaluar mpiksjen e gjakut. Poashtu, mund të përshpejtojë ndarjen e shumë barnave duke përfshirë antidepresantët dhe në këtë mënyrë të zvogëlojë efektivitetin e këtyre barnave.

Shtojcave antioksiduese, si vitaminat C dhe E, mund të ulin efektivitetin e disa llojeve të barnave antikanceroze. /Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  • 57
  •  
  •  
    57
    Shares