Domatja

Nga: Gentiana Krasniqi – Bytyqi


Solanum lycopersicium

Nëse nuk ju pëlqejnë domatet, do të duhej të mendoni përsëri. Kjo perime është e pasur me ushqyes dhe antioksidantë, të cilët ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve të ndryshme dhe e mbrojnë shëndetin tuaj. Në vijim ju sjellim pesë karakteristikat më të rëndësishme të domates.

1. Përmirëson shikimin. – Vitamina A, e cila është e pranishme në domate, ndihmon për të përmirësuar shikimin dhe parandalon verbërinë e natës dhe degjenerimin makular.

2. Ndihmon për të luftuar kancerin. – Sipas kërkimeve shkencore, domatet përmbajnë sasi të mëdha të antioksidantit likopen, i cili është efektiv në uljen e rrezikut nga kanceri, sidomos ai i mushkërive, stomakut dhe prostatës.

3. E mban gjakun të shëndetshëm. – Studimet kanë treguar se vetëm një domate përmban 40 për qind të nevojave ditore të vitaminës C. Përveç kësaj, ajo përmban vitaminë A, kalium dhe hekur, të cilat janë shumë të rëndësishme për gjak të shëndetshëm. Vitamina K, e cila e kontrollon gjakderdhjen dhe koagulimin e gjakut, gjendet edhe në domate. Kjo perime e stimulon qarkullimin e gjakut.

4. Ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. – Likopena në domate mbron nga sëmundjet kardiovaskulare. Me ngrënien e domateve ulet niveli i kolesterolit dhe triglicerideve në gjak, si dhe depozitimi i yndyrës në enët e gjakut.

5. Përmirëson tretjen. – Përmes ngrënies së domateve do ta mbani sistemin tuaj të tretjes të shëndetshëm, sepse ai parandalon kapsllëkun dhe diarrenë. Përveç kësaj, domatja parandalon verdhëzën dhe në mënyrë efektive largon toksinat nga trupi.

/Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  •  
  •  
  •