Dhoma e babit, kështu e kemi emnu gjithmonë këtë vend!

E dii prezenca jote nuk është aty, ama unë kam shumë gjana tuat.

Dollapi jot nuk është i zbrasur, ka qantën tande të punës, ka gotën kur n’momentet e fundit jetës tande ke pi n’to, edhe shishen që ta pata ble e kom rujtun!

E di që e ke pasë mërzi me t’i prek librat e gjanat e tua, pa merak jam kujdes e vazhdoj me u kujdes në çdo detaj për to, i lexoj edhe për ty artikujt më t’ri që kanë dalur.

Syzat dhe koleksionet e tua favorit edhe ato i kom, kravatat e tua t’shumta janë n’vendin e duhun ku t’i ke preferu me i lanë❤️

Dhurata jem e ditëlindjes tande t’fundit është akoma aty..

Poooo ma kryesorja Bab, janë rrobat e tuaaa që sot e 5 vite nuk i kom fresku e pastruuuu, se akomaaa kanë aromën tandee, e poo bre veç ato ma hekin mallin tond?
Erdonita Hebibi