Sulmet ndaj mjekëve dhe infermierëve në Kroaci do të dënohen me burgim deri në tre vite.

Në vazhdën e sulmeve të fundit ndaj mjekëve dhe infermierëve në Zagreb, Ministria e Shëndetësisë së Kroacisë njoftoi të hënën se e ka ashpërsuar dënimin e këtyre sulmeve duke theksuar se ka propozuar ndryshime të Kodit Penal për të mbrojtur më shumë punonjësit shëndetësorë.

“Ndryshimet e reja të Ligjit Penal, të cilat kanë hyrë në fuqi nga 5 janari 2019, dhe parashohin denim të ri të veprës penale ndaj një punonjësi shëndetësor, perms së cilës vepruesi I veprës penale e pengon një punonjës shëndetësor perms dhunës që të kryej veprimtarinë e tij si profesionist shëndetësor në shërbime publike, dënohet me burgim deri në tre vite”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, nëse me vepër penale është rrezikuar trupi apo jeta e profesionistit shëndetësor ose është lënduar fizikisht apo gjatë konfliktit janë përdorur armë të rrezikshme, personi përgjegjës do të dënohet me burgim prej gjashtë muajve deri në pesë vite.

Ministri i Shëndetësisë së RepublikëssëKroacisë, Milan Kujundžić, ka konfirmuar të hënën se është marrë në konsideratë futja e shërbimit të mbrojtjes dhe video survejimi në institucione shëndetësore, duke kërkuar nga Qeveria që të rrisë sigurinë në institucionet shëndetësore.

OMK

Shpërndaje