Përgatiti: Dr Jeton Zenuni

Kur shkoni për të blerë gjëra ushqimore, duhet të pyesni veten se cila është mbrojtja më e mirë kundër infeksionit të koronavirusit. Kohët e fundit, Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve modifikoi rekomandimet për veshjen e dorezave.

Ata sugjerojnë të vishni doreza në vetëm dy raste:

– Kur pastroni dhe dezinfektoni

– Nëse jeni mjek i cili është në kontakt me një pacient të mundshëm të prekur nga koronavirusi.

Dorezat nuk sugjerohen si një masë që do të mbrojë qytetarin e zakonshëm nga virusi, pikërisht për shkak të mënyrës së transmetimit të tij.

Dorezat mund të jenë “pak mashtruese”, thotë Dr. Mary E. Schmidt, një specialist i sëmundjeve infektive dhe profesori i asociuar në Universitetin e Commonwealth të Virginia.

“Njerëzit krijojnë përshtypjen që janë të mbrojtur, dhe më pas përdorin dorezat për të prekur veten ose prekur fytyrën e tyre,” thotë ajo.

“Sapo këto doreza janë kontaminuar, është si të keni duart tuaja [të zhveshura].”

Me fjalë të tjera, dorezat mund t’ju japin një ndjenjë të rremë të sigurisë dhe mund t’ju bëjnë më pak të kujdesshëm në lidhje me praktikat e tjera të higjienës së duarve, siç janë larja e tyre ose shmangia e prekjes së fytyrës.

Ju mund ta kontaminoni lehtë veten me doreza nëse nuk i përdorni si duhet

Një çështje tjetër: Ka më shumë të ngjarë të kontaminoni veten kur mbani doreza, thotë Schmidt.

Mos harroni se çdo gjë që prekni me duart tuaja me doreza – si telefonin, portofolin ose çantën tuaj – do të jetë e kontaminuar teknikisht. Ju nuk duhet të prekni fytyrën tuaj, duke manovruar me maskë ose të bëni ndonjë gjë tjetër që nuk do të bënit me duar të zhveshura.

A duhet të veshni doreza në dyqan ushqimesh?

“Nëse doreza ju ndihmon t’ju kujtoj të mos prekni fytyrën ndërsa jeni jashtë, duhet të ndjeheni të lirë t’i vishni ato”, thotë dr Sandra Kesh një specialiste e sëmundjes infektive e cila është zv/drejtoreshë mjekësore në Westmed Medical Group në rajonin Tri-State të New York. Por veshja e dorezave në supermarket nuk është e domosdoshme nëse nuk prekni fytyrën, i përmbaheni praktikave më të mira të distancimit shoqëror dhe lani duart menjëherë kur të ktheheni në shtëpi. Në fakt, doktor Kesh thotë se shumë njerëz harrojnë se dorezat që ata veshin mund të veprojnë si një “mjet transporti” për mikrobet të transportohen diku tjetër – në portofolin, telefonin, timonin e makinës suaj.

Nëse dëshironi të vishni doreza, mënyra më e efektshme për të parandaluar përhapjen e mikrobeve do të ishte të sillni dezinfektues dore me vete dhe t’i hidhni dorezat sapo të dilni nga dyqani. “Ideale do të ishte, t’i vishni dorezat derisa të mund t’i lani duart, dhe nuk do të keni më nevojë t’i përdorni ato. Duhet t’i konsideroni duart tuaja të ndyra deri atëherë”, shpjegon Dr. Kesh, duke shtuar se duart tuaja nuk janë “të pastra” edhe pse ju keni përdorur doreza. “Në procesin e heqjes së dorezave, duart tuaja në të vërtetë bëhen disi të kontaminuara, kjo është arsyeja pse ne gjithmonë rekomandojmë larjen e duarve pas heqjes së dorezës,” thotë ai.

Dr Amler thotë se është e sigurt të lini dorezat veshur nëse përdorni transportin publik për të shkuar në shtëpi, por doktor Kesh shton se hedhja e dorezave tuaja dhe përdorimi i dezinfektuesit të duarve përpara se të futeni në veturën tuaj është skenari më i mirë. Ju duhet të vazhdoni të dezinfektoni të gjitha sipërfaqet që prekni normalisht – përfshirë telefonin tuaj, si dhe brendësinë e makinës suaj – të bëhet sa më rutinë që të jetë e mundur.

Kush duhet të vesh doreza?

Njerëzit që janë duke u kujdesur për dikë që është i infektuar me Covid-19 duhet të veshin doreza të disponueshme kur pastrojnë sipërfaqe, lajnë enët dhe rrobat për një person të sëmurë, sipas CDC. Kur po kontaktoni drejtpërdrejt me një person të infektuar, ekspozoheni drejtpërdrejt ndaj më shumë virusit. (Nëse dorezat nuk janë të disponueshme, CDC ju nxit të lani duart pasi të përdorni rrobat ose enët e një personi të sëmurë.)

Ju duhet të vazhdoni të dezinfektoni sipërfaqet që prekni me duar të dorezave, të tilla si dorëzat e dyerve, banakët dhe çantat e ripërdorshme.

Nëse vërtet ndiheni më të sigurt me to dhe ju kujtohet potencialisht të mos prekni fytyrën tuaj, nuk duhet të harroni se ato mbrojnë vetëm duart tuaja. Edhe kur i vishni ato, në asnjë mënyrë mos prekni fytyrën tuaj. Kur i hiqni, bëni kujdes.

Si duhet t’i heqni dorëzat?

Si të hiqni si duhet dorezat, sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve CDC:

– Ndërsa jeni akoma me doreza, mbërtheni pjesën e jashtme të dorezës tjetër me njërën dorë në mënyrë që të mos prekni kyçin e dorës.

– Zhvisheni dorëzën, sikur kur qëroni diç

– Mbajeni atë në dorën tuaj, pastaj futni gishtat e dorës tuaj të zhveshur përbrenda, për ta zhveshur në të njëjtën mënyrë dorezën tjetër, sikurse dorëzën e parë.

– Të dy dorezat do të mbështillen, njëra duhet të qëndrojë në tjetrën.

– Mos i ripërdorni, por hidhni në shportën e plehërave.

– Lani duart menjëherë me sapun dhe ujë.

Mos harroni përsëri – dorezat nuk duhet të zëvendësojnë asnjëherë masat paraprake të tjera, shumë më të rëndësishme./Familjadheshendeti