Cilat janë disa nga shenjat e përdorimit të drogës tek adoloshentët?

Çasja e lehtë tek drogat, dëshira për ti takuar grupit, kurreshtja, presioni i bashkëmoshatarëve, janë disa nga shumë faktorë që mund të shtyjnë adoloshentët të fillojnë përdorimin e drogës.

Qasja e lehtë tek drogat, dëshira për ti takuar grupit, kurreshtja, presioni i bashkëmoshatarëve, janë disa nga shumë faktorë që mund të shtyjnë adoloshentët të fillojnë përdorimin e drogës.
Pyetjet që secili prind i parashtron vetës rreth çështjes së përdormit të drogës tek moshat e reja sigurisht janë të shumta. Ato më të zakonshmet janë: si mund të vërej që fëmiu im ka filluar përdorimin e drogës? Si të veproj më tutje nëse fëmiu ka filluar pëdorimin e drogës?
Nëse ju si prind keni dyshime ose edhe e keni kuptuar që fëmiu i juaj po përdorë drogë, atëherë gjëja e parë që duhët të bëni është të merrni frymë thellë dhe të qetësoheni para se të filloni të veproni. Biseda e parë me fëmiun rreth kësaj çështjeje do t’i hedhë themelet për rezultate pozitive. Prandaj, është me rëndësi të keni informata të sakta rreth drogave, duke mos nënvlerësuar efektin e tyre dhe duke mos egzagjeruar asgjë që ka të bëjë me drogat. Fëmijët do të flasin më hapur për problemet e tyre, nësë ata e ndjejnë sigurinë që mund të ofroni ju si prind. Është më rëndësi që biseda të jetë e qetë, të ofrohet hapsirë për diskutime të hapura, ku fëmijët ndihen të lirë për të shprehur mendimet dhe ndjenjat e tyre. 

Simptomat e listuara më poshtë sygjerojnë një problem që mund të bëhet serioz dhe këto simptoma duhet të vlerësohen për të përcaktuar shkakun themelor që mund të jetë abuzimi me drogat ose ndonjë problem tjetër i shëndetit mendor. 
Shenjat fizike dhe shëndetësore të abuzimit me drogën
• Syte janë të kuq ose bebëzat janë më të rritura ose më të zvogëluara se zakonisht.
• Ndryshime në apetit, p.sh. humbje shumë e shpejtë e peshës ose shtim i peshës, gjithashtu ndryshime ne ciklin gjumë-zgjim. 
• Përkeqësim në pamjen e përgjithshme fizike. 
Shenjat e sjelljes së abuzimit me drogë
• Mungesa në shkollë, rënie e performansës akademike dhe probleme në shkollë. 
• Humbje e interesit në aktivitetet jashtë shkollore. 
• Rënie e motivimit.
• Ulje e përformansës në punë.
• Ankesa nga kolegët mësuesit apo shokët e klasës.
• Humbje e parave apo sendeve me vlerë në shtëpi.
• Janë më të tërhequr nga veprimet sociale, të heshtur, të angazhuar në sjellje të fshehta ose të dyshimta.
• Përleshje me vlerat dhe besimet familjare.
• Kërkojnë më shumë privatësi, duke shmangur kontaktin me sy. 
• Ndryshim i menjëhershëm në marëdhëniet sociale p.sh. shoqëri e ndryshme nga ata që janë shoqëruar më parë.
• Kanë probleme me ligjin më shumë se zakonisht.
Shenjat paralajmeruese psikologjike të abuzimit me drogë
• Ndryshim i pashpjegueshëm ose konfuz në personalitetin ose qëndrimet e tyre.
• Ndryshime të papritura të humorit, nervozizëm, shpërthime të zemëruara ose të qeshura për asgjë. 
• Periudha të hiperaktivitetit të pazakonëshem ose agjitim. 
• Mungesa e motivimit; pamundësi për t’u përqëndruar.
• Duken të frikësuar, të tërhequr, të shqetësuar pa ndonjë arsye të dukshme.

Për t’i atribuuar në mënyrë të sigurtë këto simptoma të përdorimit të drogës, është shumë e rëndësishme që prindërit të kërkojnë ndihmë tek profesionistët shëndetësorë dhe të vazhdojnë me hapat e nevojshëm rreth identifikimit dhe trajtimit të nevojshëm. 
Është shumë me rëndësi që prindërit të jenë të përfshirë në mënyrë aktive në përditshmërinë e fëmijeve, të ulen në një nivel me ta dhe të diskutojnë në mënyrë spontane dhe të afërt rreth çështjeve që prindërit mund t’i shohin dhe vlerësojnë si shqetësuese.

Prindërit mund të luajnë një rol të pazëvendësueshëm dhe vendimtar në mbështetjën e aspekteve praktike të trajtimit, siç është mbajtja e strukturës dhe mbikqyrjes së nevojshme përmes rregullave familjare dhe monitorimit të fëmijeve duke i përfshirë edhe fëmijët në mënyrë aktive në secilin aktivitet që së bashku me psikologun kanë vënë si objektiva të procesit të trajtimit. Gjithashtu përmes përfshirjes së prindërve në trajtim do të krijohet një dinamikë më funksionale në familje, do të përmirësohet komunikimi dhe përmes një komunikimi konstruktiv edhe trajtimi do të jetë më i suksesshëm.

Psikologu mund t’i ndihmojë prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjës që kanë qasje në trajtim të identifikojnë mënyrat se si mund t’i mbështesin ndryshimet që adoloshenti/ja arrinë përmes trajtimit.

Gentiana Kuqi Tishukaj-Psikologe