BAMJET

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

Bamjet janë ndër perimet që karakterizohen me shumë vlera ushqyese për një zhvillim të mirë të fëmijës.
Bamjet mund të testohen nga muaji i 10’të.
Ato karakterizohen me një trup të shkurtër me lartësi 40-50cm dhe 2-3 degëzime. Fruti përbëhet nga pesë brinjëzime me formë piramidale me gjatësi 8.5 cm dhe perimetër rreth 3.35cm.

Ato janë shumë të shijshme dhe të pasura shumë vlera ushqimore.

Cilat elemente kimike i përmbajnë bamjet?

Ajo përmban 123 mg kalcium dhe 216 mg kalium, të nevojshme për shëndetin e mirë të zemrës dhe qarkullimin normal të gjakut. Një filxhan bamje përmban 0.45 mg hekur i cili ndihmon në prodhimin e hemoglobinës.

Bamjet sigurojnë nivele të larta të vitaminës A, vitaminës B (B1, B2, B6) dhe vitaminë C, K, si dhe gjurmë zinku dhe kalciumi.
Bamjet gjithashtu ofrojnë ndjeshëm praninë e fibrave dhe acidit folik.

Përmban vitamin K, që është shumë e nevojshme për shëndetin e kockave, si dhe luan një rol të rëndësishëm në kolaugimin e gjakut.
Është e pasur me vitaminë A dhe antioksidues të tjerë, duke qenë se bamja është e pasur me beta-karotenë, lutein dhe ksanthin, që së bashku me vitaminën A, ndihmojnë në përmirësimin e shikimit.
Bamja është e pasur me vitamin C, që ndihmon imunitetin e trupit. Duke qenë se vitamin C shërben dhe si një anti inflamator.

Përmban shumë fibra dhe vepron si një laksativ natyral, duke ndihmuar në tretje. Bamja gjithashtu ndihmin bakteret e shëndetshme që ndodhen në zorrë, si dhe ndihmon në ruajtjen e bilancit të pH në traktin tretës.

Cilat janë vlerat ushqyese në për 100gram ?

Kalori 33 Cal
Yndyrë 0.2 g
Acide yndyrore 0 g
Kolesterol 0 mg
Natrium 7 mg
Kalium 299 mg
Karbohidrate 7 g
Fibra ushqimore 3.2 g
Sheqer 1.5 g
Proteina 1.9 g
Vitamine A 716 IU
Vitaminë C 23 mg
Kalcium 82 mg
Hekur 0.6 mg
Vitaminë D 0 IU
Vitaminë B6 0.2 mg
Vitaminë B12 0 µg
Magnezium 57 mg

Si përgatiten?

Bamjet mund të testohen në mes të muajve 10-12
Bamjet fillimisht pastrohen mirë, ju pritet bishti në formë konike pastaj mund të zihe në avull për rreth 7-10 min ose të piqen rreth 25-30min në temp 180°C.
Ato kombinohen shumë mirë ne oriz, patate të ëmbël, bullgur, domate, bizele. /Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  •  
  •  
  •