Babës tem

Te falemnderës Babë që krejt jetës mi bane
dritë,
të bekueme duert tueja ndërtuen mure kubesh,
formuese,
qepën kuklla pecash për mue
që botën e njihja prej jashtë.
Të falemnderës që fmininë ma thure ndër andrra luledelesh
e gjumin ua msove prrallave me princa të kaltër,
tue m’zgjue si princeshë me puthjet në ballë…
I bekuem kjosh ti që më njohe me librat,
krenarinë e kalorëseve ua veshe damareve te mi.
Sot eci kryenaltë në tokën e ngurtë,
dinjitet i nji kohe që s’kthehet
por kapërthehet , ndryhet ne gji
e mëkohet me urti.
Te falemnderës,
perulshëm të jam mirënjohese
që më rrite veçmas,
me vujtjet e botës në shpinë
gjete kohë me m’dashtë
e më kallzove se jeta asht ma e bukur
bashkë…

Të falemnderës BABË
Arjola Zadrima