Babai rikrijon fotot e dasmës me vajzën në shenjë kujtimi të bashkëshortes së tij

Një burrë e transformoi shtëpinë e zbrazët në një simbol të shpresës dhe dashurisë, dhe atë dy herë.

Ben Nunery humbi Ali, bashkëshorten dhe nënën e vajzës së tij, Olivias, për shkak të një formë të rrallë të kancerit të mushkërive në vitin 2011. Disa vite më vonë, Nunery u detyrua të braktisë shtëpinë në Cincinnati ku jetonin ai dhe Ali, por jo para se të nderonte kujtimet e dashura që ata dy kishin krijuar pikërisht mu në këtë shtëpi.

E blerë një ditë para martesës së çiftit, shtëpia bosh shërbeu si një vend për të shkrepur fotografitë e Nunery dhe Ali. Janë këto foto që Nunery dhe Olivia 3-vjeçare zgjodhën të rikrijojnë në përkujtim të Ali dhe kohërat e mira që kishte kaluar bashkë kjo familje.

Nunery kërkoi nga motra e bashkëshortes së tij, fotografja profesionale Melanie Tracy Pace, që t’i ndihmojë me projektin. Para se ta braktisin shtëpinë përsëri të zbrazët, babai Nunery dhe bija Olivia dëshiron që të rikrijonin në mënyrë të natyrshme momentet shumë emocionale të kapura nga fotografi bashkë me të ndjerën Ali disa vite më parë.

“Këto foto sollën menjëherë kujtimet e herës së parë”, thotë Nunery”. Ato ishin kujtime me të vërtetë të mira që unë ushqej dhe dua t’i mbaj mend. Në shumë mënyra, ndihej sikur Ali ishte aty, dhe duke bërë këtë me bijën Olivia ndjeva një afërsi me të dyja”.

Pace gjithashtu ndjeu motrën Ali aty, gjatë kohës së xhirimeve emocionale të fotografive. Pas sesionit, Pace postoi fotot në blogun e saj të fotografisë Loft3. Fotot shpejt tërhoqën vëmendjen e familjës, miqëve dhe të huajve, të cilët u ndien të prekur nga historia që ofruan fotot.

“Shpresoj që njerëzit ta shohin atë si dëshmi të një dashurie që Ali dhe unë ndanim së bashku, dhe e cila është ende shumë e thellë, dhe se dashuria vazhdon dhe nuk vdes”, thotë Nunery.

“Njerëzit të cilët nuk na njohin personalisht, por mund të kenë përvojë me humbjen e një të dashuri, mund ta shohin atë si një shembull shërimi dhe se si jeta vazhdon”, thotë ai për fund.

Përgatiti: Jeton Zenuni / Familjadheshendeti.com