E vërteta e fotos me embrionin 21 javësh duke kapur dorën e kirurgut

Fotoja e mëposhtme përcjell një moment shumë delikat për jetën e një embrioni dhe të nënës së tij. Ajo është një foto e rrallë dhe përcjell shumë emocione të forta. Ajo është fotoja e një embrioni 21 javësh brenda barkut të nënës së tij.

Mjekët konstatuan një problem në shëndetin e embrionit 21 javësh, prandaj dhe vendosën të bëjnë një ndërhyrje kirurgjikale. Në se embrioni do të nxirrej jashtë, ai do të vdiste menjëherë, prandaj dhe ata vendosën që ndërhyrjen ta bëjnë pa e nxjerrë embrionin.

Nëna, duke qenë se punonte infermiere në spitalin ku do i nënshtrohej operacionit dhe i njihte mirë aftësitë profesionale të doktor Bruner, pranoi dhe iu nënshtrua ndërhyrjes së vështirë.

Doktori hapi një vrimë në barkun dhe mitrën e nënës nëpërmjet të cilës bëri ndërhyrjen e duhur në trupin e embrionit. Pasi përfundoi gjithçka, teksa ishte koha për të qepur mitrën dhe pjesën e hapur të barkut, Samueli 21 javësh nxori dorën e tij të vogël dhe kapi gishtin e doktorit.

Tregon vetë doktor Bruner: “Ky moment ishte momenti më prekës dhe emocionues i gjithë jetës time si mjek, saqë në atë çast ngriva fare në vend dhe nuk mund të bëja asnjë lëvizje, qoftë dhe të lëvizja gishtin që më kishte kapur Samueli i vogël. Ndjeja se duart më kishin ngrirë.”

Para se ky moment të përfundonte, njëra nga infermieret e stafit shkrepi foton e mëposhtme dhe e shpërndau në media. Kapja e gishtit të mjekut nga dora e Samuelit, u interpretua si një formë mirënjohje për ndërhyrjen kirurgjikale dhe shpëtimin e jetës së tij.

Tregon vetë nëna e fëmijës: “Pasi pashë atë foto, kam qarë për ditë të tëra. Ajo më mësoi se shtatëzania nuk është lodhje, mund dhe sëmundje, por është jetë që i jepet një personi tjetër të ligsht, të pafuqishëm dhe që ka nevojë për mbrojtjen tënde.”

Operacioni ishte i suksesshëm 100 për qind dhe Samueli lindi normalisht dhe gëzon shëndet të plotë.

Përgatiti: Elmaz Fida / Familjadheshendendeti.com