ALKOOLI DHE ZEMRA

Nga Dr. Gëzim Berisha – Kardiolog

Përkundër faktit që alkooli është një dëmtues i madh i organizmit të njeriut, kjo pije është ndër më të konsumuarat në botë duke u radhitur pas ujit, çajit e kafes.
Është mirë e njohur se konsumimi i alkoolit rrit rrezikun për sëmundje të zemrës, shton obezitetin, rrit gjasat për sulm në tru, për kancerin në përgjithësi (veqanarisht kancerin e gjirit, ezofagut dhe mëlqisë), vetëvrasjet dhe aksidentet në trafik.

Lidhja në mes alkoolit dhe problemeve kardiake është mjaft e ngushtë.
Në vijim 3 sëmundje të zemrës të lidhura direkt me alkoolin:

Konsumimi i alkoolit mund ta zgjeron zemrën, dobëson muskulin e zemrës dhe e komprimiton fuqinë pompuese të saj për ta shkaktuar sëmundjen e quajtur KARDIOMIOPATIA ALKOOLIKE.
Konsumimi i alkoolit mund të shkakton HIPERTENSIONIN ARTERIAL i cila është njëri nga faktorët kryesor të riskut për sëmundjet kadiake dhe sulmin në tru.
Një sëmundje e veqant e shkaktuar nga konsumimi i alkoolit quhet sindroma e zemrës së vikendit (HOLIDAY HEART SYNDROME). Kjo sëmundje ndodh zakonisht në ditët e vikendit kur njerëzit janë të prirur të pijnë sasi më të mëdha të alkoolit. Kjo sëmundje karakterizohet me çrregullime të ritmit dhe frymëzënje duke paraqit rrezik të lart për infarkt të miokardit dhe vdekje të papritur.
Për fund, LAJMI I KEQ është se alkooli është ndër faktorët kryes të rreziku për sëmundje të zemrës. Ndërsa LAJMI I MIRE është se lënja (heqja dore nga alkooli) ul ndjeshëm rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës! /Familjadheshendeti.com

Shpërndaje
  •  
  •  
  •