Eliza Bublaku – Psikologe

Qeniet njëzore e kalojnë rreth një të tretën e jetës së tyre në gjendjen e ndryshuar të vetëdijes që është gjumi.
Të gjithë e kuptojnë rëndësinë e gjumit dhe megjithatë ka shumë gjëra që nuk i kuptojmë rreth funksioneve të tij të vecanta.
Gjumi është një gjendje e natyrshme qetësie qe karakterizohet nga ulja e lëvizjeve të vullnetshme të trupit dhe në pakësimin e vetëdijes për mjedisin që na rrethon.
Askush nuk e di saktësisht pse duhet të flemë,edhe pse provat janë shtuar në favor të faktit se gjumi ka një rol të rëndësishëm për rikuperimin e qenieve si në planin fizik edhe në planin mendor.

Gjumi duket se shkaktohet nga kimikati që clirohet në mënyrë të natyrshme dhe që quhet adenozinë.
Ka studime të kohëve të fundit që tregojnë se kur njerëzve u jepen për të zgjedhur probleme të nderlikuar dhe lejohen të flenë përpara zgjedhjes së tyre,ata arrijnë të japin zgjidhje më racionale,se sa kur mbahen zgjuar,që kjo do të thotë se gjumi i mirë rrit aftësinë,aftësitë mendore dhe aftësitë krijuese të njeriu.

Më 1975 Wilse Webb bëri një studim,në të cilin disa njerëz u provuan nga gjumi normal.
Webb u perpoq të përcaktonte efektet e humbjes së gjumit të proceset fiziologjike,aktivitetet mendore dhe sjelljen,në ballafaqim me humbjen e energjisë gjatë humbjes së gjumit.
Personave në studimin Webb iu kërkua të qendronin zgjuar për 51 orë pa ndërprerje nga ora 8:00 e mëngjesit të ditës së parë,deri në orën 23:00 të ditës së tretë.
Përsonat në eksperiment kishin dy “net” në natën e parë personat duhet të qëndronin të shtrirë në krevet,por të rrinin zgjuar.Gjatë natës tjetër,personat qëndruan aktivë duke përdorur një bicikletë ushtrimore.
Gajtë natës së parë,që të gjithë ishin në gjendje të qendronin zgjuar me lehtësi.
Gjatë orëve të para të mëngjesit disa u ndjenë të përgjmuar,por megjithatë ia dolën që ta luftonin me sukses nevojën për gjumë.
Ndërsa në natën e dytë,fillaun të ndjenin shqetësim nga qendrimi zgjuar dhe ata u bënë nervozë dhe apatikë nga ana emocionale.Ata e kishin të vështirë të përqendronin vëmëndjen te një detyrë dhe vepronin pothuaj mekanikisht.
Ditën e tretë shumicen e personave në eksperiment i mundi gjumi.Shumë prej tyre i zuri gjumi gjatë një aktiviteti në të cilin ata duhej të ndiqnin një sinjal tingullor për një përiudhë të shkurtër kohore.
Webb njoftoi se ekzistonin shumë ndryshime individuale,por shumica e personave reaguan në mënyrë të ngjashme,gjithashtu u vë ne pah se nevoja për gjumë ishte shumë e madhe,por ai nuk vuri re ndonjë sjellje të pazakontë.Ata nuk e mbanin vëmendjen të përqenduar për përiudha të gjata dhe bëhshin jashtë mase nervoz,por prap ishin në gjendje të funksionin normalisht.
Webb arriti në përfundim se,ndonëse gjumi është një nevojë e domosdoshme për njeriun,por është në gjendje të jetojë pa të për një periudhë disa ditore.

Tipet e gjumit

Dy tippet e gjumit u emërtuan për herë të parë më 1953.Eugene Asernisky dhe Nathanail Kleitman CIkago njoftuan se periodikisht gjatë gjumit sytë lëviznin shumë shpejt,lartë e poshtë nën kapakë.
Ky aktivitet i quajtur LSHS(lëvzje e shpejtë e syve) tregonte një tip gjumi aktiv,i krahasuar me etapat e tjera më passive të gjumit,të quajtura gjumi LJSHS(lëvizje jo e shpejtë e e syve)
Etapat e gjumit me LJSHS-EEG(Regjistrimi i aktiviteteve te valëve trunore-ELEKTROENCEFALOGRAM) tregojnë se ka katër etapa të gjumit me LJSHS.Kur biem të flejmë cdo natë ne kalojmë nëper secilen nga këto katër etapa të LJSHS para se të kalojmë ne etapen LSHS.Pastaj kalojmë nëper disa cikle të këtyre etapave të gjumit para se të zgjohemi në mëngjes.
Etapa 1 është kalimi nga shtendosja të gjumit i plotë.Personi që fle është në përgjumje dhe mund të ketë imazhe pamore që ngjajnë më tepër me halucinacionet sesa me ëndrra me syhapur.
Ai mund të zgjohet me lehtësi dhe mund të ndikohet nga nxitës të jashtëm si p.sh nje telefon që tingëllon.Etapa 2 karakterizohet nga boshte gjumi gjithashtu kjo etap përmban komplekse që janë ngritje dhe rënie të forta në EEG.Ne kalojmë rreth 50% të gjumit tonë në etapen e dytë.Etapa 3 është një etap kalimtare nga etapa 2 te etapa 4 në të cilën kalojmë rreth 10% të gjumit tonë,kjo etap ende mund të përmbajë boshte gjumi.
Etapa 4 e quajtur shpesh gjumi i thellë,ne kalojmë rrethë 15% të gjumit në etapen e 4.Është tejet e vështirë ta zgjosh dikë nga gjumi në etapen e 4,dhe kur e bëjnë këtë,personi ka prirjen të jetë si i këputur dhe nuk funksionon plotësisht.
Karakteristikat e gjumit me LJSHS: Sytë mund të lëvizin ngadalë nga njëra anë të tjetra,ritmi I zemrës ngadalësohet dhe tensioni i gjakut ulet pak.Frymëmarrja është e ngadaltë dhe e rregullt.Në përgjithësi mungon tensioni muscular dhe njeriu që fle është i palëvizshëm.
Gjumi me LSHS-Gjumi me lëvizje të shpejtë të syve shpesh quhet gjumi i ëndrrave,gjumi aktiv ose gjumi paradoksal,sepse këtu ndodh ëndërrimi dhe tiparet e gjumit me LSHS janë të ngjashme me ato të gjendjes së zgjimit.Sytë lëvizin me shpejtësi lart e poshtë.Ritmi i zemres përshpejtohet,tensioni i gjakut ngrihet,frymëmarrja bëhet e ndryshueshme dhe ndodh ndezja seksuale në të dy sekset(Kiester 1980).
Gjumi me LSHS konsiderohet si gjumi i ëndrrave,meqë pjesa më e madhe e ëndërrimit ndodh në këtë etap.
William C.Demen në një studim më 1976 vërejti se kur personat e eksperimentuar zgjoheshin nga gjumi me LSHS ata mund t’i kujtonin ëndërrat deri në 83% të rasteve.Ndërsa kur zgjoheshin nga gjumi me LJSHS ata mund të tregonin ëndërra vetëm në 14% të rasteve.Ëndërrat në etapen e LSHS shpesh mbahen mend të freskëta ndërsa ato pak që shihen në etapen e LJSHS janë shpesh të turbullta dhe të paqarta.
Ndonëse egzistojnë ndryshime të mëdha,shkencëtarët kanë zbuluar se shumica e njerëzeve paraqesin një model të përbashkët të fjetjes,gjatë gjithë jetës së tyre.I sapolinduri fle deri në 16 orë në ditë.Në moshën 2 deri 5 vjecare,fëmijët flejnë rreth 11 orë në ditë duke përfshirë një 1 orë gjumë,gjatë moshës 6 deri 16 vjecarë koha e gjumit shkon nga mesatarisht 11 orë në 8 orë,dhe mbetet 8 orë gjatë pjesës më të madhe te moshës së rritur.
Webb (1975) njoftonte se,në një gruo 60 vjecarësh numri I zgjimeve të natës ishte mjaft më I madh se në një grup 30 vjecarësh.Grupit më të moshuar i duhej më shumë kohë që ta zinte gjumi,ata zgjoheshin më shpesh natën dhe nuk bënin një gjumë cilësor.Gratë kanë tendencë që të jenë rezistente ndaj ndryshimeve në moshë sesa burrat.

Funksionet e gjumit : Cilat janë funksionet e gjumit? Një menyrë për të mësuar rreth këtyre funksioneve është që ta privosh dikë nga gjumi dhe pasatj të vesh re ndryshimet që ndodhin.
Studimi i vitit 1975 i Webb si përfundim ka arritur se personat e ekperimentuar donin që të flinin dhe e kishin të vështirë të tregonin vëmëndje ndaj detyrave të kërkuara por nga ana tjetër nuk shfaqen ndonjë sjellje të cuditshme dhe të pazakontë.
Dement tregonte se mungesa e gjumit me LSHS sjell si pasojë ndryshime të personalitetit,ankth të shtuar dhe irritueshmëri.
Hartman sugjeronte se gjumi me LSHS është i rëndësishëm për konsolidimin e kujtesës,vecanarisht kur është i pranishëm stresi.Ai krahasoi njerëz që flinin 6 ose më pak orë në natë me të tjerët që flinin 9 ose më shumë orë.Në pergjithësi ata që flinin më pak janë më të lumtur dhe energjikë,ndërsa ata që flinin shumë ishin të zhytur në mendime dhe të shqetësuar.Nga kjo vërehet se ne kemi nevojë për më shumë gjumë me LSHS kur jemi të stresuar ose kur kemi nevojë për më tepër fantazi në jetën tonë.

Çrregullimet e gjumit

Rreth 30% e njerëzeve janë të prekur nga crregullimet kronike të gjumit,përshkak të shumë faktorëve të botës moderne e sidomos ato artificiale.
Një studim i kohëve të fundit me rreth 72.000 infermiere zbuloi se femrat që flenë shumë më shumë se 9 orë ose pak më pak se 5 orë janë në rrezik për tu sëmurur nga sëmundjet e zemrës.
Çrregullimet e gjumit përfshijnë disomnitë dhe parasomnitë (DSM-III-R,1987).
Në disomnitë sic janë insomnia -pagjumësia dhe hypersomnia,simptoma kryesore është crregullimi I sasisë dhe cilësisë së gjumit të bërë.
Në parasomnitë,sic janë tmerrimi në gjumë,urinimi në shtrat dhe të ecurit në gjumë,simptoma kryesore është një ngjarje e pazakontë që crregullon gjumin.
Insomia apo vështërsia për të zënë gjumi,në një vëzhgim të kohëve të fundit,6% e burrave dhe 14% e grave raportonin se vuanin nga ky lloj i crregullimit të gjumit.
Disa insomnialë i zë gjumi lehtë,por shohin ëndrra sikur janë të zgjuar,kur zgjohen ata ndjehen sikur po përpiqeshin ende të flinin.Të tjerët e kanë të vështirë që t’i zë gjumi për shkak të ankthit,frikës,stresit,depresionit,ose problemeve të tjera.
Çrregullim tjetër i gjumit është apnea,përsonat me apne gjumi i zë lehtë por pastaj u ndalet frymëmarrja dhe zgjohen duke gucuar për ajër.Kur niveli i dioksidit të karbonit në gjak arrin një pikë të caktuar ata që vuajnë nga apnea pësojnë goditje që pothauj i zgjon nga gjumi.Raymond 1986 raportonte se rreth 10% e burrave mbi moshën 40 vjec kanë ndonjë formë të apneas së gjumit.
Narkolepsia.Një formë e hipersomnisë,narkolepsia është një crregullim i gjumit që karakterizohet nga goditja pa vend e gjumit gjatë ditës.Personin narkoleptik e zë gjumi në mënyrë të paparashikuar gjatë ditës.Të dhënat nga EEG tregojnë se narkoleptiket bie drejtpersëdrejti në gjumin me LSHS dhe përderisa kjo etap lidhet me paralizmin muskulor,mund të jetë me shumë rrezik për individin.Narkolepsia është një sëmundje e trasheguar,dhe mendohet se vjen nga një defekt në sistemin nervor qendror.
Çrregullimet e gjumit me LJSHS. Të folurit në gjumë,të ecurit në gjumë(somnambulizmi),urinimi në shtrat(enureza) dhe tmerrimi në gjumë(pavor nocturnes) janë crregullime të gjumit që ndodhen në etapen e 3 dhe të 4 të gjumit me LJSHS.Keto në pjesën më të madhe ndodhin te fëmijët.
Ecja në gjume(somnambuzlizmi) arrin kulmin te fëmijët e moshës 12 vjec,ka tendenc të jetë e trashiguar brenda familjes,gjë që tregon se ka një bazë gjenetike.Djemet ecin më shumë në gjumë se vajzat.
Urinimi në shtrat(enureza) mund të ketë një shkak fiziologjik por shpesh duket se ka një bazë psikologjike.Ka disa terapi të sjelljes që perdoren për ta trajtuar atë,si mësimi i fëmijës që ta njohë ndjesinë e fshikzës së urinës të mbushur plot.
Crregullimi i tmerrimit në gjumë(pavor nocturnes) ndodh kur fëmijet zgjohen duke piskatur dhe të tmërruar,por nuk mund të sjellin ndermend shkakun sepse zakonisht fillon rreth moshës 4 vejcare.Personi që gjendet në ketë situatë është e vështirë të zgjohet prej tyre.

Cfarë mund të bëni nëse papritmas vjen një natë kur nuk arrini të fleni?

Më poshtë vijnë disa këshilla për një rast të tillë:

Rregulloni temperaturën e dhomës: as shumë nxehtë,as shumë ftohtë.
Shmangeni ushqimet që shkaktojnë pagjumësi si p.sh cokollata.
Bëni cdo ditë aktivitet fizik,por gjithmonë sa më larg orarit kur duhet të shkoni në shtrat.
Kur jeni në shtrat shmangeni mendimet e këqija.
Mos pini ilace,alkool,kafeinë para gjumit.
Vendosni një rit të caktuar përpara gjumit,të cilin duhet ta ndiqni rregullisht,si banjo me ujë të ngrohtë,leximi i disa faqeve apo shkrimi i ditarit.

Referenca:

Psychology-Terry F.Pettijohn 1996
Psychology Charles G.Morris&Albert A.Maisto 2008
Walker&Stickgold 2006.
Porkk-Heiskanen et al..,1997;Thakkar,Winston & MCCarley,2003)
U.Wagner,Gais,Haider,Verleger & Born 2004. /Familjadheshendeti.com