Nga Teuta Haxhimusa- Çerkini, 2017

Isha në ëndërr, apo në parajsë!
Të pashë tek lozje në kolovajzë!
Flokët e bukur valë-valë t’i krihnin engjujtë!
Kurorë lulesh të thurnin fluturat, aty tek tempujt!
E qeshura jote më vinte si diell e simfoni!
Shkrinte ngricën e shpirtit tim, e më sillte qetësi!
Sytë na u takuan!
Ah, sa më çmallën, sa më lumturuan!
Më the duke buzëqeshur se tek porta do më pret!
Nëse e mundja dhimbjen që çdo ditë më vret!
Njomëzakja ime buzëqeshte në kolovajzë!
Vallë isha në ëndërr, apo në parajsë!

(Në shenjë kujtimi e nderimi për mbesën 16 vjeçare, Njomza Çerkini (Fuga) dhe të gjithë fëmijët që luftuan me aq forcë kundër sëmundjes gllabëruese të kancerit) /Familjadheshendeti.com