1.Thinjat e flokëve, shkaqet dhe mënyra për reduktimin e tyre

Nga: Mr. Ph. Laureta Berisha Kosumi, farmaciste

Dalja e thinjave është proces i pakëndshëm për të gjithë ne, e sidomos te personat që thinjat paraqiten në moshë shumë të re, duke i’u shkaktuar stres dhe prishje disponimi.
Është normale që thinjat të paraqiten në moshë më të shtyer, por fijet e bardha të flokëve mund të shfaqen pothuajse në çdo kohë të jetës. Edhe tek adoleshentët dhe njerëzit në të 20-tat, 30-tat mund të fillojnë fijet e bardha në flokë apo siq i njohim shkurtimisht thinjat.
Organizmi ynë ka miliona folikula flokësh ose qese të vogla që mbulojnë lëkurën. Nga folikulat dalin fijet e flokëve dhe ngjyra e flokut vie nga qelizat që përmbajnë melaninën. Melanina është pigmenti që ua jep ngjyrën flokëve. Me kalimin e moshës, sasia e pigmentit që gjendet në secilën pjesë të flokëve reduktohet, prandaj floku bëhet gri dhe përfundimisht i bardhë apo i thinjur.

Cilat janë shkaqet që i shkaktojnë thinjat e flokëve?

1. Gjenetika

Është faktor shumë i rëndësishëm për përcaktimin se në cilën moshë flokët do të humbin pigmentin e tyre. Për disa njerëz, kjo mund të ndodhë edhe para moshës 20 vjeçare, ndërsa për shumë të tjerë thinjat mund të shfaqen shumë më vonë. Nëse familjarë tuaj të afërt kanë pasur këtë ndryshim në flokë në moshë më të hershme, atëherë patjetër që mund ta keni edhe ju. 

2. Mungesa e melaninës

Në shumicën e rasteve, mungesa e melaninës është shkaku kryesor i zbardhjes së flokëve. Prodhimi i melaninës varet nga ushqimet e duhura dhe marrja e proteinave. Mungesa e këtyre lëndëve ushqyese qon në rënien e madhe të pigmentit melaninë.

3. Sëmundje autoimune

Një sëmundje autoimune gjithashtu mund të shkaktojë thinja të parakohshme në flokë. Kjo ndodhë kur sistemi imunitar i organizimit tonë sulmon qelizat e veta. Në rastin te alopecia dhe vitiligo, sistemi imunitar mund të sulmojë flokët dhe të shkaktojë humbjen e pigmentit (melaninës).

4. Çrregullimi i tiroides

Ndryshimet hormonale të shkaktuara nga probleme me tiroide të tilla si: hipertireoza dhe hipertireoza, mund të jenë përgjegjëse për shfaqjen e thinjave të parakohshme. Tiroidja është një gjëndër në formë fluture e vendosur në bazën e qafës, e cila ndihmon në kontrollimin e shumë funksioneve trupore siç është metabolizmi. Shëndeti i tiroides mund të ndikojë edhe në ngjyrën e flokëve. Kur gjëndra tiroide është tepër aktive ose joaktive, mund të bëhet shkas që organizmi të prodhojë më pak melaninë.

5. Mungesa e vitaminës B-12

Flokë të thinjur në një moshë të re mund të tregojnë edhe për një mangësi të vitaminës B-12. Kjo vitaminë luan një rol të rëndësishëm në trupin tonë si dhe kontribuon në rritjen e shëndetshme të flokëve dhe në ngjyrën e tyre.
6. Kushtet mjekësoreDisa kushte themelore mjekësore mund të shkaktojnë shfaqje më të shpejtë të thinjave. Ndër këto probleme përfshihet mungesa e vitaminës B12 ose probleme me gjëndrat tiroide dhe të hipofizës.

7. Stresi

Pasojat e stresit kronik mund të përfshijnë: problemet e gjumit, ankthin, ndryshime në oreks, tension të lartë, të gjitha këto shkaktojnë depigmentim të flokëve, poashtu konsumimi i tepruar i alkoolit dhe ushqimeve të shpejta janë faktorë tjerë që përshpejtojnë këtë proces. 

8. Pirja e duhanit

Ekziston një lidhje e ngushtë mes thinjave të parakohshme të flokëve dhe pirjes së duhanit. Pirja e duhanit ngushton enët e gjakut, ngushtim i cili mund të zvogëlojnë rrjedhjen e gjakut në folikulet e flokëve dhe të shkaktojnë humbje të flokëve. Përveç kësaj, toksinat në cigare mund të dëmtojnë pjesët e organizmit duke përfshirë edhe folikulat e flokëve, duke shkaktuar thinjat në një moshë të re.

9. Kimikatet

Përdorimi i shamponave me bazë kimike, sapuneve, ngjyrave të flokëve etj, mund të shkaktojë drejtpërdrejt thinjat.
10. Faktorët e jashtëm

Ndryshimet në ngjyrën e flokëve mund të ndodhin për shkak të faktorëve të jashtëm si klima, ndotja dhe ekspozimi ndaj kimikateve të caktuara. Këta faktorë përshpejtojnë procesin e plakjes së flokut.

A mund të parandalohen thinjat e flokëve?

Aftësia për të ndryshuar ose parandaluar thinjat varet nga shkaku kryesor i shkaktimin të tyre. Nëse shkaku është gjenetika, nuk mund të bëni asgjë për të parandaluar ose për të ndryshuar përgjithmonë ndryshimin e ngjyrës.
Nëse dyshoni për një problem shëndetësor, konsultohuni me mjekun për të parë nëse problemi juaj është përgjegjës për thinjat e flokëve. Nëse e trajtoni problemin themelor të shëndetit, pigmentimi mund të kthehet, por nuk ka garancion në rikthim të plotë. 
P.sh nëse një problem me tiroide shkakton thinjat e flokëve, ri-pigmentimi mund të ndodhë pas trajtimit me terapi hormonale.

Cilat ushqime mund të parandalojnë dhe reduktojnë thinjat e flokëve?

Melanocitet janë qeliza të prodhuara natyrshëm nga organizmi ynë. Këto qeliza lëshojnë melaninën për t’ju siguruar flokëve ngjyrën natyrale.

Konsumoni shumë proteina në dietën tuaj të përditshme. Mungesa e zgjatur e proteinave shkakton thinjat e flokëve, për shkak të kërkesave ushqyese joadekuate për prodhimin e melaninës.
Hani ushqime deti nëse nuk keni alergji të njohura për këto ushqime. Ushqimi i detit është i pasur me jod dhe bakër. Ulja e jodit dhe bakrit do të pengojë prodhimin e melaninës në flokët tuaj. 
Nëse thinjat janë shfaqur për shkak të një mungese vitaminë B12, duhet të konsumoni më shumë prodhime deti, vezë, mish dhe prodhime të qumështit. Ata që ndjekin një dietë vegjetariane ose vegan mund të zgjedhin për shtesa ose produkte që janë pasura me vitaminë B12.Këtu keni shkrimin e detajuar rreth vitaminës B12 https://www.familjadheshendeti.com/vitamina-b12/
Konsumoni ushqime të pasura me antioksidantë si manaferrat, rrushi, zarzavate me gjethe të gjelbra dhe çaji i gjelbër.
Disa nga ushqimet që ndihmojnë për ta mbajtur flokun të pigmentuarx
Manaferrat – të pasura në vitaminë C.Peshku – Përmban mineralin zink i cili ndihmon të mbani flokët tuaj të pigmentuar.

Mëlçia e mishit – Lufton anemitë dhe mangësitë e hekurit dhe vitaminës B12.

Karrota – E pasur me vitaminë A.Këri – i pasur me vitamina B dhe minerale të tilla si: selen, jod, zink, dhe hekur.

Spinaqi – Ndihmon në prodhimin e melaninës.

Vezët – Të pasura me vitaminë B12.

Fasulet – Burim i pasur i proteinave.

Farat e lulediellit – Të pasura me antioksidantë dhe minerale.

Arrat – Burim i pasur i bakrit, i cili ndihmon në prodhimin e melaninës.

A mund të rikthehen thinjat e flokëve pas largimit të tyre?

Me gjetjen e diagnozës dhe marrjen e trajtimeve të duhura, thinjat mund të ndryshohen dhe të rikthehet ngjyra e flokut. Por, nëse problemi është gjenetik ose i lidhur me moshën, nuk ka gjasa të kthejë ngjyrën e vërtetë të flokëve. Megjithatë, ky proces i denatyrimit të fijeve të flokëve, është i mundur të ngadalësohet me një dietë të ekuilibruar dhe një regjim të mirë të kujdesit të flokëve. /Familjadheshendeti.com