Vulosja e fisurave

Përgatiti:
Dr.spec Lejla Luta
Specialiste e Stomatologjisë së Fëmijëve

Pjesët më të ndjeshme ndaj prishjes,(kariesit),në sipërfaqen e dhëmbit janë gropëzat dhe hullitë të cilat ndodhen në sipërfaqet kafshuese të dhëmbëve anësorë.Pikërisht janë këto pjesë të sipërfaqes së dhëmbit (gropëzat dhe hullitë) të cilat e favorizojnë ngecjen e mbetjeve ushqimore,zhvillimin e baktereve dhe formimin e pllakut dental i cili praktikisht pothuajse është e pamundur të hiqet me pastë dhe brushë.

Zhvillimi i kariesit në dhëmbë në masë të madhe mund të parandalohet me vulosjen (mbylljen) e fisurave-masë preventive shumë efikase.Materjali rrëshinor(vulosësi) i cili përdoret për këtë procedurë bënë mbylljen e këtyre gropëzave dhe hullive duke e penguar kështu akumulimin e bakterjeve ,mbetjeve ushqimore,karbohidrateve(sheqernave) të cilat bakteret i përdorin si bazë ushqimore nga të cilat lirohen acidet të cilat inicojnë procesin e prishjes së dhëmbit.

Sot për vulosje mund të përdoren edhe materjale të cilat lidhen kimikisht me dhëmbin dhe lirojnë fluor(glass-ionommer cementet).Fluori ndihmon në kthimin e mineraleve (remineralizim),kështu i kontribuon fortësimit të dhëmbit.Këtu bëhet fjalë për sasi shumë të vogla të fluorit të cilat veprojnë vetëm lokalisht në dhëmbë,pa veprim të dëmshëm për organizmin.

Vulosja e fisurave nuk e cënon aspak integritetin e funksional dhe anatomik të dhëmbit,ç’ka me metodat e tjera terapeutike ndodh.


Të dhënat deri sot flasin se përderisa një vulosës vendoset ashtu si duhet ,përcillet me kontrrolla të rregullta te dentisti dhe higjienë të drejtë dhe të rregullt ka rol të jashtëzakonshëm në parandalimin e prishjes së dhëmbit.

Është shumë e këshillueshme që të bëhet vulosja e të gjithë dhëmbëve anësore të dhëmbëve të përhershëm po ashtu edhe atyre të qumshtit.

Tek fëmijët ku vlerësohet se kanë “rizik“më të lartë për shfaqje të kariesit vulosja e dhëmbëve duhet të jetë obligative.

Vulosja si procedurë praktikisht realizohet shumë thjeshtë dhe tërësisht pa dhembje ç’ka fëmiu e pranon shumë lehtë.

Gjithsesi pas vulosjes prindi dhe fëmiu duhet këshilluar dhe mësuar për mbajtje të rregullt dhe të drejtë të higjienës orale si dhe për rëndësinë e kontrrollave të rregullta te dentisti. /Familjadheshendeti.com